LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Franca favorit ndaj Bullgarisë

Formacionet zyrtare: Franca favorit ndaj Bullgarisë

Në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje zhvillohet ndeshja e Grupit A kualifikues nga zona e Evropës, ndërmjet Bullgarisë dhe Francës.

Kjo është ndeshja e parafundit e kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Rusia 2018’, ashtu që Les Bleus nuk duan t’ia lënë asgjë rastësisë.

Franca i do tri pikët (Twitter)

Aktualisht, skuadra e Didier Deschamps është e dyta në grup me dy pikë më pak se Suedia që fitoi kundër Luksemburgut, prandaj i nevojitet fitorja për ta rimarrë kreun.

Nga ana tjetër, edhe të zgjedhurit e Petar Hubchev në rast se fitojnë, së paku matematikisht mund t’i mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim eventual.

Petar Hubchev ua ka bërë të qarta detyrat të zgjedhurve të tij

Formacioni startues i Bullgarisë: Iliev; Popov, Bozhikov, Bodurov, Zanev; Manolev, Slavchev, Kostadinov, Galabinov, Nedelev; Delev.

Formacioni startues i Francës: Lloris; Sidibe, Varane, Umtiti, Digne; Tolisso, Kante, Matuidi; Mbappe, Lacazette, Griezmann.

/Telegrafi/