LAJMI I FUNDIT:

Italia sjell katër kupa të botës në Shkodër (Foto)

Italia sjell katër kupa të botës në Shkodër (Foto)

Sfida më e pritur e tifozëve shqiptarë në këto kualifikuese të Botërorit 2018, ajo ndaj Italisë do të rezervojë një surprizë të veçantë për të apasionuarit e futbollit.

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe FSHF do të ekspozojnë 4 kupat e Botës, që “të kaltrit” kanë fituar, në një pavion të veçantë në Teatrin “Migjeni”.

Italia ka fituar katër herë garën më prestigjioze botërore në nivel të kombëtareve

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikueset e zonës së Europës për në fazën finale të Kupës së Botës “Rusi 2018”, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares italiane të futbollit në Shqipëri.


Gjithashtu synon afirmimin e vlerave pozitive të sportit, si dhe të promovojë më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombëtare të futbollit, në linjë me filozofinë e “FIGC”-së se kupat iu përkasin të gjithëve. /topchannel/

Në trend Sport

Më shumë
I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

I kërkuar nga klube si Reali, Bayerni, Arsenali, Liverpooli dhe Man City: Wirtz ka vendosur për të ardhmen e tij

Bundesliga

"Person special në jetën time" - Guardiolas po i largohet 'krahu i djathtë' nga Man City

Premier League
Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Mourinho emëron lojtarin e 'ëndrrave' që do të dëshironte ta kishte nën urdhrat e tij

Ndërkombëtare
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Superkupa e Italisë: Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën

Serie A
Kalo në kategori