LAJMI I FUNDIT:

Demhasaj: VV-ja nuk mund të fitojë më shumë se 3-4 komuna (Video)

Demhasaj: VV-ja nuk mund të fitojë më shumë se 3-4 komuna (Video)

Analisti Arton Demhasaj, në emisionin “Debat – D” të RTV Dukagjini, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje (VV), do të jetë në balotazh në disa komuna.

Ai ka thënë se nuk mendon se numri i komunave që mund t’i fitojë VV-ja, kalojnë 3-4 sosh, duke shtuar se kjo do të ndodhë, sepse kemi shumë parti në garë.


“Unë mendoj se VV-ja do ta fitojë Prishtinën. Jo për shkak të lulëzimit në këtë komunë, por për shkak se kryetari aktual nuk i ka kundërkandidatët aq të fuqishëm. Kundërkandidati më serioz i Ahmetit, Arban Abrashi, nëse e shohim në zgjehdjet parlamentare e shohim se i ka marrë rreth 2300 vota në Prishtinë, gjë e cila tregon se nuk ka përkrahje të madhe. Në anën tjetër, PDK-ja nuk është se ka pasur gjasa ndonjëherë, për të vazhduar me AAK-në dhe AKR-në, të cilat nuk pritet ta kalojnë pesë ose gjashtë për qind të votave”, ka shtuar Demhasaj. /Telegrafi/