Nisma për Kosovën është e gatshme të çlirojë më 22 tetor qytetarët dhe qytetin e Prizrenit nga kapja e institucioneve, krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Kështu u tha sonte në tubimin elektoral të Nismës për Kosovën në lagjen Tusus në Prizren, me ç’rast janë prezantuar kandidatët për asamblistë nga kjo lagje në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, për të cilët u tha se janë ekip i fitores së Nismës dhe ekipit të madh të kësaj partie për të marrë mandatin e ardhshëm qeverisës.
Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga Nisma për Kosovës, Zafir Berisha, ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i prirë komunës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
“Nisma për Kosovën është e gatshme të çlirojë më 22 tetor qytetarët dhe qytetin e Prizrenit nga kapja e institucioneve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Unë sot përsëri jam përball jush me djemtë dhe vajzat e kësaj lagjeje për të kërkuar besimin tuaj dhe që bashkërisht ta ndryshojmë situatën në Prizren dhe institucionet komunale t’i vëmë në shërbim të qytetarëve, t’i vëmë edhe në shërbim të lagjes “Tusus”, e cila për fatin e keq është injoruar tash e sa vite nga pushteti aktual”, ka thënë Berisha.
Ai është shprehur i gatshëm të udhëheqë me Prizrenin, në mënyrë që të largojë krimin dhe korrupsionin, ndërsa u zotua se lagjja e Tususit do të ketë ujë, pasi që në këto 17 vite pjesa më e madhe e Prizrenit është pa furnizim me ujë.
Po ashtu Berisha u zotua edhe për investime në objektet shkollore në Tusus, në mënyrë që të krijohen kushte më të mira për mësim, ndërsa ka kritikuar qeverisjen aktuale për degradim të sektorit të arsimit.
Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se qytetarët e Prizrenit janë anashkaluar nga qeverisja aktuale
“Koha është që krejt ato që kemi pasur vërejtje, me fol populli dhe populli duhet me fol më 22 tetor, me i dhënë ndryshimin dhe shansin ndryshimit. Të gjithë ata njerëz, pavarësisht bindjeve politike e partiake që kanë pasur dhe kanë, e që nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale, në qytetin e tyre, në komunën e tyre, është koha me u ngrit dhe me i dhënë një mundësi këtij vendi të mrekulluar, duke i dhënë shans ndryshimit dhe duke ndëshkuar ata që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve të Prizrenit”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se ndryshimet vijnë përmes mbështetjes së madhe asamblistëve të Nisma për Kuvendin Komunal, dhe të bëhen kështu pjesë e një fitoreje të madhe të kësaj partie dhe kandidatit të saj për kryetar të Prizrenit, Zafir Berishës, të cilin e ka quajtur njeriun më të mirë për të udhëhequr me komunën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?