Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj gjatë një tubimi elektoral që ka mbajtur në Drenas, ka vlerësuar se Drenasi dhe qytetarët e këtij qyteti janë të vendosur për ta bërë ndryshimin dhe sipas Limajt, ky ndryshim ka kuptim atëherë kur qeverisja e re komunale ka një qasje ndryshe karshi problemeve të grumbulluara tash e sa vite në këtë komunë.
“Drenasi dhe qytetarët e këtij qyteti janë të vendosur për ta bërë ndryshimin. Dhe ky ndryshim ka kuptim atëherë kur qeverisja e re komunale ka një qasje ndryshe karshi problemeve të grumbulluara tash e sa vite në këtë komunë.
Në takimet e shumta me qytetarë të Drenasit, e poshtu dhe sonte në tubimin me banorët e fshatit Kishnarekë, falënderova qytetarët e Drenasit që po i bashkohen frymës se ndryshimit, për t’ia dhënë një mundësi ndryshe Drenasit.
Askush nuk mund ta ndalë ndryshimin e filluar 9 muaj më parë. Drenasit i duhet një kryetar i cili bashkëbisedon me qytetarët e kësaj komune dhe ndan bashkërisht me ta hallet e qytetarëve.
I ftova qytetarët e kësaj komune që këto ditë që kanë mbetur, me qetësi dhe me respektim të ligjit të shkojnë dhe të bashkëbisedojnë me njerëz për t’ia ofruar ndryshimin e nevojshëm Drenasit.
I sigurova ata se me qeverisjen e Nismës si në nivel komunal dhe qendror nuk do të koritemi dhe bashkë do të dalim faqebardhë. Me shpirt dhe me zemër do të punojmë për vendin tonë. Prandaj votojeni Nismën dhe numrin 31”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?
“Ai nuk është trajner i rrjeteve sociale”, Mourinho nuk kursehet nga lëvdatat për Ancelottin
Vinicius Jr me një kërkesë unike për Perez: Shpresoj që ai ta shoh këtë intervistë
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United