E frikësuar prej ndikimit të NATO-s dhe BE-së, Rusia bëri këtë javë dërgesën e parë të premtuar, të avionëve luftarakë në Serbi, ndërsa më shumë automjete ushtarake dhe mbrojtje kundër-ajrore pritet t’i dërgohen aleatit të vjetër rus në të ardhmen e afërt, teksa në Ballkan tensionet sa vijnë e rriten, sipas Associated Press.
Rusët dërguan dy avionë MiG-29, të cilët u çmontuan dhe u transportuan në një aeroplan transporti, teksa katër të tjerë pritet të mbërrijnë deri më 20 tetor, në kohën e vizitës së ministrit rus të mbrojtjes, Sergei Shoigu.
Rusia ofroi avionët me dy motorë, në gjendje të arrijnë shpejtësi maksimale prej më shumë se 1.400 milje në orë dhe që fillimisht debutuan në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitet 1970, pa pagesë, megjithëse kostoja e Serbisë për rregullimin dhe modernizimin e avionëve mund të shkojë rreth 236 milionë dollarë.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë dhe pavarësinë tonë”, tha Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Marrëveshjet e armëve, të cilat aktualisht përfshijnë bisedime për të siguruar sistemin e raketave tokë-ajër S-300 të Rusisë, të lëvizshme dhe në gjendje të godasin në rreze të gjata, konsiderohen si një mënyrë për Rusinë, që ta mbajë Serbinë brenda sferës së saj të influencës dhe të krijojë distancë, midis vendit ballkanik dhe NATO-s dhe BE-së.
Afrimi me Rusinë për qëllime të mbrojtjes, pas viteve të tëra luftë me fqinjët Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën në vitet 1990, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, mund të vërë në provë Serbinë, pasi shumë serbë mbeten skeptikë për t’u bashkuar me BE.
Serbia nuk është anëtare e plotë e NATO-s, por ka qenë pjesëmarrëse aktive në programin jo-ushtarak Partneritet për Paqe të organizatës, që nga firmosja në dhjetor 2006.
Por Serbia është në negociata për t’u futur në BE – një aleancë ekonomike pra, ndryshe nga NATO-ja – me bisedimet që pritet të finalizohen deri në vitin 2019. Beogradi mori mbështetje të martën nga kryeministrat e tre vendeve të BE, Bullgari, Greqi dhe Rumani.
“Të gjithë e dimë se vendi i natyrshëm i Serbisë është në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov.
Marrëdhëniet me BE-në, megjithatë, nuk janë më të mirat për momentin.
Vuçiq shprehu zhgënjim të martën mbi vendimin e BE për të mos njohur referendumin e pavarësisë të Katalonjës – një përpjekje e fundit për t’u larguar nga Spanja – ndërkohë që po BE, mbështeti shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 2008.
“Kosova fitoi pavarësinë pa mbajtjen e referendumit, por Katalonja … nuk mund të marrë diçka të tillë”, tha Vuçiq. “Nganjëherë, ne, serbët, pyesim veten pse duhet të jemi viktimë e standardeve të dyfishta?” /Newsweek – Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Postat e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj