LAJMI I FUNDIT:

Matuidi: Kam kualitet për të luajtur për klube të mëdha

Matuidi: Kam kualitet për të luajtur për klube të mëdha
Matuidi, lojtar i agjentit Raiolas

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, beson se fakti që ka luajtur për Zonjën e Vjetër dhe Paris Saint Germainin thotë shumë për kualitetet e tij.

Francezi kaloi nga Parisi në Torino gjatë afatit kalimtarë të verës dhe për këtë është i lumtur.

30-vjeçari foli pas grumbullimit te Përfaqësuesja e Didier Deschamps për kualiteteve individuale, kjo pas disa kritikave të vogla pas paraqitjeve në Serie A.


Blaise Matuidi në takimin ndaj Atalantas. Foto: Getty

“Ndihem shumë mirë. Kam ardhur te një klub i madh me histori dhe ambicie”.

“Sikur PSG-së, Juve dëshiron të fitojë gjithë titujt e mundshëm. Jam te një klub i madh, kam luajtur në Paris dhe tani te Juve. Njerëzit nuk duhet ta marrin këtë si lehtësi”.

“Kam pasur këto mundësi, pavarësisht asaj që thoni ju. Kjo ka ndodhur pasi kam kualitetet për të luajtur për klubet si këto. Juve është klub i madh”.

Matuidi shtoi pavarësisht që është në të tridhjetat ai dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Francës edhe për vitet e ardhshme.

“Kam luajtur në shumë takime për Përfaqësuesen dhe dua të vazhdoj. Konkurrenca për një vend pune është i shëndetshëm dhe normal”, ka thënë Matuidi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Kalo në kategori