LAJMI I FUNDIT:

Pique i gatshëm të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës: Ndihem katalunas më shumë se kurrë

Pique i gatshëm të largohet nga Përfaqësuesja e Spanjës: Ndihem katalunas më shumë se kurrë

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka folur me tone të ashpra drejt shtetit spanjoll pas fitores ndaj Las Palmas.

Ndeshja në Camp Nou u zhvillua prapa dyerve të mbyllua dhe pa tifozë, kjo për shkaqe sigurie pasi në krahinën e Katalunisë është duke u mbajtur referendumi për pavarësim nga Spanja.


Pique shpjegon pse flamuri spanjoll nuk ishte në fanellen e tij në ndeshjen ndaj Shqipërisë (Foto)
Lexo po ashtu Pique shpjegon pse flamuri spanjoll nuk ishte në fanellen e tij në ndeshjen ndaj Shqipërisë (Foto)

Aktualisht situata është në kaos dhe për këtë ylli i Barcelonës ka folur me tone të ashpra duke mbrojtur pavarësimin dhe duke kundërshtuar dhunën nga policia ndaj qytetarëve.

“Nëse trajneri dhe dikush nga drejtorët e Federatës mendojnë se jam problem për Përfaqësuesen, do largohem para Kupës së Botës”, ka thënë Pique pas ndeshjes ndaj Las Palmas.

Pique duke votuar në referendum

“Ishte një ndeshje e vështirë për t’u luajtur, eksperienca më e keqe në karrierën time profesionale”.

Edhe Federata e Spanjës reagon për çështjen e fanellës së Piques (Foto)
Lexo po ashtu Edhe Federata e Spanjës reagon për çështjen e fanellës së Piques (Foto)

“Jam dhe ndihem katalunas dhe sot jam krenar për popullin e Katalunisë. Ne nuk jemi minoritet, atje janë milionë nga ne. Nuk jemi të këqij dhe vetëm duam të votojmë”.

“Kur voton, mund të votosh ‘po’, ‘jo’ ose të lësh të zbrazët, por t’i voton. Nën regjimin e gjeneralit Franco nuk mund të votoje dhe kjo është një e drejtë që duhet mbrojtur”.

“Ndihem katalunas sot më shumë së kurrë”, ka shtuar mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori