LAJMI I FUNDIT:

Ramabaja i VV-së ftohet nga prokuroria, dyshohet për vrasje dhe veprimtari terroriste (Dokument)

Ramabaja i VV-së ftohet nga prokuroria, dyshohet për vrasje dhe veprimtari terroriste (Dokument)

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kandidati për deputet, Sadri Ramabaja është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Sipas thirrjes, dërguar nga prokuroria të pandehurit, Ramabaja dyshohet për vrasje të zyrtarëve të lartë të Republikës si Kosovës si dhe veprën penale të terrorizmit dhe veprën tjetër kundër rendit kushtetues si dhe sigurisë.

Ramabaja ka për tu paraqitur në prokurori, sipas ftesës, me datën 09 të këtij muaji.


Pas thirrjes së Prokurorisë, ka reaguar vetë Ramabaja, duke publikuar ftesën.

Ai përmes një status në Facebook, ka thënë se prokuroria me kërkesa të tilla po i bënë atij shantazh publik.

“Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari”, ka thënë Ramabaja.

Postimi i Ramabajës në Facebook:

Ballëpërballë me shantazhin politik të Prokurorisë Speciale

Në angazhimin tim publik, në jetën time politike, publicistike, duke qenë gjithmonë në shërbim të interesit nacional, kam qenë i prirur që politikën dhe moralin, etikën, humanen t’i kem bashkëudhëtare të natyrshme.
Ky moral më ka shërbyer edhe në jetën akademike.

Por duket se në rrjedhën e jetës e marta që lam pas, po shënën prerjen më të madhe. 
Nuk do ta mirrja dot me mend se, pas krejt këtij udhëtimi (37 vjet të plota) në shërbim të Atdheut, një ditë si kjo e 25 shtatorit, do të mirrja një “shpërblim” të kësaj natyre.

Prokuroria Speciale e Shtetit më thërret si të pandehur dhe atë si i dyshuar prë kryerjen e dy veprave penale: 

1. Vrasje e përfaqsuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe
2. Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushttues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Ky tekst i kësaj akuze, për dreq, nuk kishte sit ë mos më kthente në vjeshtën e vitit 1981. 

Më 4 tetor 1981, UDB- ja e Gjilanit më kishte arrestuar dhe, pas tri ditë hetimesh intensive (dhunë fizike e psiqike), ma japin në dorë një vendim në të cilin pak a shumë thuhej kështu:
“…Urdhërohet të mbahet në izolim për kohë të pacaktuar, meqë paraqet rrezik për rendin tonë kushtetues – juridik dhe për sigurinë e RSFJ-së…”

Vendimi ishte i nënshkruar nga Mehmet Maliqi, atëbotë shef i UDB për Kosovë. 

Më pas, kur qesh liruar, në fillim të dhjetorit, mora vesh se Brenda asaj periudhe kishim qenë tre veta të izoluar nga komuna e Dardanës: Metush Krasniqi (tashti hero i kombit), Sabit Kastrati (babai I dëshmorit të kombit Isa Kastrati) dhe unë. Këtë fakt, natyrisht unë e mirrja si nder që më ishte bërë atëbotë, duke më renditur me këta burra të këtij krahu të Shqipërisë very-lindore, por të tillë e konsideroj edhe sot.

Thirrja që më dërgon Prokuroria Speciale e Republikës sime më 25 shtator 2017 nuk është e nënshkruar nga Mehmet Maliqi, por nga një maliq tjetër i të njejtës sortë, të cilin klani PRONTO e ka instaluar në krye të organit më të ndjeshëm të sistemit tone të drejtësisë, e të cilin e quajnë Sylë Hoxha, tashmë i njohur mirë edhe nga rasti Astrit Dehari.

Se UDB-ja është instaluar në piramidën e sistemit tone të sigurisë, pata deklaruar në një conference për media, pasi policia na kishte arrestuar katër veta, fill pas demonstrates që kishte organizuar VV më 1 shtator 2016. Edhe më 1 shtator të arrestuarit ishim po nga mileu I qëendresës kundër Serbisë:

1. Qëndron kastrati (djali i Isa Kastratit), Drilon Pireva (nipi i Ilaz Pirevës), Ermal Osmani (nipi i Kadri Osmanit), pra ët gjithë nga familjet që i kanë dhënë shumë Republikës dhe unë. 
Natyrisht, duke qenë i vetëdijshëm se Republika është peng i bandave dhe marionetave politke (për çka kam shkruar mjaft), e kisha parasysh se racionaliteti politik këtu kaherë ka marrë arratinë. Në këtë realitet të hidhur plitik, ku të gjitha strukturat e Shtetit i nënshtrohen një bande mirë të strukturuar, sistemi i drejtësisë është i suspenduar. Në fakt, ai tashmë punon vetëm për interest e kësaj bande. 

Në këtë gjendje katrahurë, e kuptueshme, shërbimet e shteteve që duan ta bëjnë Republikën shtet të dështuar, mbesin tutje shumë aktive. Mbarështrimi i aktiviteveve të këtyre shërbimeve, sidomos atyre nga Serbia dhe Rusia, në luftë kundër individëve e forcave progresive, është evident kudo e gjithandej. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe mungesa e Ligjit të lustracionit edhe tash e 18 vite pas luftës; nuk ka se si ët shpjegohet ndryshe rehabilitimi i plotë i të gjithë strukturave të UDB-së dhe KOS-it; nuk ka se si të shpjegohet ndryshe koketimi me Beogradin dhe pregaditja e terrenit për shkëputjen e Veriut. 

Në këtë kuadër, nuk është krejt e rastësishme që tehu i luftës së bandave që mbajnë peng Republikën, ndërkohë po i kthehet atij grushti idealistësh që mbajtën gjallë luftën për Liri. Atashimi i madhë i tyre brenda Vetëvendosjes, por sidomos në strukturat drejtuese të shoqatës, respektivisht Shoqërisë Lëvizja, misioni i së cilës është mbi të gjitha dëshmia e së vërtetës historike rreth LPK dhe UÇK-së, ka trazuar segmentet vitale të bandës që mban peng Republikën. 

Deri tani, nga ljo Prokurori, për këtë motiv, janë marrë në pyetje sit ë dyshuar:

1. Xhevat Bislimi (kryetar i Shoqërisë LËVIZJA),
2. Gafurr Elshani (avokat).
3. Albulenë Haxhiu (deputete),
4. Emrush Xhemaili (është thirrë perms telefonit, e natyrisht nuk I është përgjegjur thirrjes dhe pritet arrestimi I tij).
Në këtë lisët, si të dyshuar janë potencuar emrat e:
5. Muhamet Kelmendit (professor univerasitar, ish nënkryetari i LPK) dhe 
6. Ibrahim Kelmendi (njri nga tre themeluesit e LPK-së, I vetmi I mbetur gjallë e në jetë).
Kam arsye të dyshoj thellë se janë pjesëtarë të kësaj bande që urdhëron ndjekjen e atdhetarëve, që në fillim të qershorit më paten demoluar shtëpinë, duke hedhur gjithë mllefin në bibliotekën time. Zatën paralajmrimi i njërit nga pjesëtarët e forenzikës në atë rast, se nuk kemi të bëjmë me akt vjedhjeje, meqë duket sheshit se, personat kanë qenë në kërkim të dokumenteve, tek tashti më tingëllon shumë real. 

Shih linkun më poshtë:
http://gazetablic.com/demolohet-shtepia-e-sadri-ramabajes-…/

Duket qartë se, kjo gjueti shtrigash, ka karakterin e hakmarrjes politike nga ana e Serbisë, ndërkaq marionetat e instaluara në krye të Republikës dhe të Prokurorisë Speciale, si puna e Sylë Hoxhës, e bëjnë punën që ju urdhërohet.. 

Këto duhet të jenë arsyet reale përse inskenohen e krijohen kuaziorganizata, duke instrumentalizuar, nëpërkëmbur e manipuluar edhe personat me shëndet mendor të dëmtuar rënd dhe duke prëdorë për këtë qëllim ndonjë kokë turku, nga ai establishment titist, që Prokuroria Speciale, nuk ngurron ta cilësoj si “përfaqësues i lartë i Republikës”.
Shih për këtë, ky instrumentalizim i Prokurorisë nga politika, prodhon dokumente e akuza banale, që duket nga qielli se janë prodhime të kuzhinave të partive politike! Duke qenë të kësaj nytre, këto veprime lehëtsisht mund të kualifikohen si shantazh i pastër politik. 

Lexojeni këtë document dhe binduni se në ç’derexhe ka rënë Organi që do të duhej të ishte mbrojtësi i Republikës.

Po sjell linqet e disa prej analizave të mia të publikauara në mediat tona, të cilat supozoj se janë arsyet reale për ngritjen e kësaj pandehme, natyrisht duke kryer shërbimin plotësisht ndaj urdhëdhënësit.
1. http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=261
2. http://www.epokaere.com/…/Azem-Vllasi—kjo-nep%C3%ABrk%C3%…
3. http://www.epokaere.com/…/Republika-si-produkt-i-kthes%C3%A…
4. http://epokaere.com/…/Baza-ushtarake-ruse-n%C3%AB-Sfirc%C3%…
5. http://www.zhurnal.mk/content/?id=1741410391559

Kjo është ftesa për Ramabajën e prokurorisë për Ramabajën:

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori