Erdhi në verë me bujë të madhe se do të rikthente Milanin përsëri në maja duke e bërë mbrojtjen e pa kalueshme. Por për Leonardo Bonuccin gjërat nuk po shkojnë ashtu siç parashikohej.
Ish- mbrojtësi i Juventusit nuk po kalon një formë të mirë, të paktën jo si atëherë kur luante me “Zonjën e Vjetër”.
Prapavija e kuqezinjve “fut ujë” dhe Montella, në tentativën për të ndryshuar diçka, provoi edhe rreshtimin me 3, për t’i dhënë mundësinë lojtarit që të shprehte vlerat e tij në një rol të ngjashëm me atë që mbulonte te Juventusi.
Por përsëri Bonucci po dhuron gabim pas gabimi, siç bëri një natë më parë ndaj Rijekës. Mediat italiane kanë qenë të pamëshirshme me të në vlerësimet për atë që dha në ndeshje, ku u cilësua lojtari më i dobët.
“La Gazzetta dello Sport” i vendosi notën 5 për paraqitjen e tij, duke fajësuar atë për golat e shënuar nga kroatët. E njëjta notë edhe nga “Tuttosport” e cila kujton se ditën para ndeshjes lojtari kishte thënë se nuk ishte i kënaqur nga rendimentin i tij.
“Corriere dello Sport” i jep një gjysmë note më shumë, por nuk kursen ironinë. “Ka të drejtë, nuk është problem i mbrojtjes me 3 apo 4 lojtarë, është ai që bën gabimet”, shkruhej në komentin e kësaj gazete.
Vetë Bonucci ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dhënë fund polemikave. “Kemi fituar, vetëm kjo kishte rëndësi. Tani mendjen te e diela”, ishin fjalët e tij në një postim në Instagram.
Por këtë radhë tifozët e Milanit nuk e kanë falur dhe brenda pak minutash, postimi është mbushur me kritika, duke e ftuar mbrojtësin të zgjohet nga gjumi dhe të tregojë të paktën se meriton shiritin e kapitenit që i besoi klubi. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGeorg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-lojtari i Lazios tani është i pastrehë dhe ka nevojë për ndihmë
Gundogan mbeti tejet i zhgënjyer me sjelljen e dy ish-bashkëlojtarëve të tij tek Barcelona
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Mesfushori suspendohet përjetë për trukim ndeshjesh
Salah mund të transferohet falas tek gjiganti italian sezonin e ardhshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet