Shumë nga qytetarët nuk kanë njohuri se gjatë këtij viti nuk do të aplikohen tarifat sezonale të energjisë verë-dimër, siç kanë qenë në zbatim për më shumë se një dekadë. Që nga muaji prill i këtij viti, Zyra e Rregullatorit të Energjisë të Kosovës ka marrë vendim që në Kosovë të aplikohen vetëm tarifat e ulëta dhe të larta, që nënkuptojnë tarifat e ditës dhe ato të natës.
Fetie Berisha, rreth 50 vjeçe nga Prishtina, thotë se tarifat aktuale të energjisë elektrike janë shumë të shtrenjta. Me të ardhurat familjare, thekson ajo, është vështirë të paguhen faturat.
“Vetëm nëse punojnë disa anëtarë të familjes mund ta përballojnë këtë çmim të energjisë, sepse katastrof është’, thekson Berisha.
Edhe Hajrë Rraci, pensionistë, vlerëson se krahasuar me pagat në Kosovë, tarifat e energjisë janë të larta. Ndonëse me shumë rezerva, ai shpreson se me ndryshimin e strukturave dhe mos lëvizjen e tarifave gjatë sezonit të dimrit, situata do jetë pak më e përballueshme.
Bazuar në çmimet e reja të aplikuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, do të aplikohen vetëm tarifat ditore, përkatësisht tarifa e lartë dhe e ulët (ditë-natë). Për periudhën e natës, çdo kilovat i orës do të kushtojë për 0.3 cent, kurse gjatë ditës do të kushtojë 0.7 cent.
Por, disa qytetarë konsiderojnë se ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike është vetëm maskim i formës së veprimit, sepse nuk është në favor të tyre. Adil Isufi, shprehet se ndryshimi i tarifave nënkupton rritje të çmimit të këtij produkti.
“Është një formë e kamuflimit për të zbutur situatën. Struktura e re e tarifave nuk është në të mirë të qytetarëve, sepse çmimi i energjisë elektrike është shumë i shtrenjtë”, thotë Isufi .
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile që merren më çështjet energjetike, theksojnë çmimi i energjisë elektrike në përgjithësi nuk është liruar.
Rinora Gojani, menaxhere e programit në Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, tha se aplikimi i strukturës së re nënkupton që konsumatorët paguajnë fatura më të larta të energjisë elektrike gjatë kohës së verës.
“Nuk mund të themi se jemi duke paguar energjinë më lirë. Jemi duke subvencionuar në një mënyrë vetën gjatë periudhës së verës, në mënyrë që të kemi shpenzime tjera gjatë dimrit kur konsumi është më i madh”, tha ai. “Por, nuk duhet të mendojmë se çmimi i energjisë elektrike është më i lirë, në fakt produkti si produkt është më i shtrenjtë se qëka qenë në strukturën e vjetër tarifore”.
Tarifa e re e energjisë, sipas autoriteteve kompetente, do të nxisë konsumatorët që të zhvendosin një pjesë të konsumit nga koha e ditës në kohën e natës. Nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e lartë aplikohet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 23:00. Ndërsa, gjatë natës, prej orës 23:00 deri në 08:00 të mëngjesit, aplikohet tarifa e ulët.
Përderisa, nga 1 tetori deri më 31 mars, tarifa e lartë do të jetë prej 07:00 të mëngjesit deri në orën 22:00. Kurse gjatë natës, nga ora 22:00 deri në 07:00 të mëngjesit, tarifa e ulët. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të martën, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Dorëshkrimi fanariot” të autores rumune Doina Ruşti
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet