LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesja e Kosovës U15 mbanë kamp treditor në Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës U15 mbanë kamp treditor në Gjermani

Përfaqësuesja e Kosovës U-15 do të mbajë kampin treditor në qendrën stërvitore në Grunberg të Gjermanisë.

Ky kamp fillon më 30 shtator, ku do të marrin pjesë një grup i futbollistëve të moshës 14-vjeçare, përkatësisht të lindur në vitin 2003.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Gazmend Haliti, ka bërë të ditur se këta futbollistë janë seleksionuar për herë të parë dhe ai së bashku me Isa Sadriun, do të kenë mundësinë t’i shohin nga afër cilësitë e këtyre futbollistëve, si dhe përgatitjen e tyre fizike dhe atë tekniko-taktike.


Gjithsej në këtë kamp do të jenë 27 futbollistë të cilët luajnë në klubet gjermane për grupmoshën U15.

“Të gjithë këta futbollistë kanë pranuar me dëshirë që të jenë pjesë e seleksionimeve nga stafi ynë, derisa fakti që ata luajnë në klube si Bayern Munchen, VFB Stuttgart, Borussia Monchengladbach, Ingolstadt, FC Augsburg etj, dëshmon se bëhet fjalë për futbollistë të nivelit shumë të lartë”.

“Këta futbollistë do ta kenë rastin të testohen në kamp, por ne gjatë tërë vitit do ta vëzhgojmë formën dhe zhvillimin e tyre deri te garat kualifikuese me ketë grupmoshë që mbahen në vitin 2019”, ka theksuar Gazmend Haliti për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Premier League
Kalo në kategori