LAJMI I FUNDIT:

Të martën interpelanca, për Rikalon (Video)

Të martën interpelanca, për Rikalon (Video)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar vazhdimin e seancën më 2 tetor, si dhe ka thirr dhe dy seanca të reja më 3 tetor.

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme është mbledh kryesia e Kuvendit, e cila ka vendosur që të vazhdohet seancën më 2 tetor, ku do të zgjedhën komisionet parlamentare, kurse një ditë më vonë do të jenë dy seanca të reja ku do të bëhet ratifikimi i marrëveshjes ndërkombëtare IPA, që Kosovës i mundëson qasje të fondeve prej 70.5 milionë euro.


Më 3 tetor, kryesia e Kuvendit ka vendosur seancë të re, ku do të ftohet në interpelancë ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, që është kërkesë e LDK-së.

Këto i ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë.

I pyetur pse janë vonuar deri tash me emërimin e anëtarëve të komisioneve dhe a ka ndikuar presioni ndërkombëtar që të mbahen seancat., Veseli ka thënë se ka insistuar gjatë gjithë kohës që t’i sjellin emrat 6-Plusi. /KP/