LAJMI I FUNDIT:

Në rrugët e Tiranës do të testohet autobusi elektrik, më i miri i vitit 2017

Në rrugët e Tiranës do të testohet autobusi elektrik, më i miri i vitit 2017

Brenda pak javëve, Bashkia e Tiranës do të fillojë në rrugët e kryeqytetit testimet për autobusët 100 për qind elektrik, fillimisht me një Solaris Electric Urbino (12 metra), që është shpallur autobusi i vitit 2017.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, tha: “Për pak javë do të fillojnë testimet për autobusët 100 për qind elektrikë, fillimisht me një autobus Solaris Electric Urbino e pastaj me kompani të tjera që kanë pranuar ftesën tonë për të testuar Tiranën. Pjesa më kritike e teknologjisë është paketa e baterisë. Testohet për relievin, për frekuencën e stacioneve, sa herë hapen dhe mbyllen dyert, si ndikon kjo kondicionimin dhe gjithë çështjet e tjera. Besoj që pasi t’i kemi eksperimentuar në rrugët kryesore, do t’u sjell një propozim në këshill”.


Veliaj u shpreh se Bashkia do të ndërtojë edhe korsitë e dedikuara për biçikletat.