LAJMI I FUNDIT:

Kreditë e konsumatorëve rriten ngadaltë në Britani

Kreditë e konsumatorëve rriten ngadaltë në Britani

Bankat britanike kanë rritur huadhënien drejt konsumatorëve në muajin gusht me normën më të ngadaltë në të paktën 5 vite, tregojnë të dhënat e industrisë.

Kjo vjen një ditë përpara paralajmërimit të Bankës së Anglisë se institucionet e nivelit të dytë duhet të rrisin mbrojtjen me kapital kundër humbjeve nga kredia konsumatore.

Huadhënia e bankave të mëdha britanike drejt konsumatorëve u rrit me një normë vjetore prej 1.5% në gusht, duke u ngadalësuar nga 1.9% që ishte në korrik.


Pavarësisht elasticitetit të shpenzimeve konsumatore, rritja vjetore e kreditit konsumator është ngadalësuar në muajt e fundit. Sipas të dhënave të UK Finance, huadhënësit kanë miratuar 47,807 kredi hipotekore muajin e kaluar, në rritje të lehtë nga 41,644 në Korrik dhe 11% sipër të dhënave të muajit gusht 2016.

Ekonomia e Britanisë u ngadalësua bindshëm në gjysmën e parë të këtij viti, ndërkohë që rritja e nivelit të çmimeve shkaktoi rënien e shpenzimeve konsumatore.

Huadhënia përmes kartave të kreditit u rrit me 83 milionë paund në muajin gusht, që është performancë më e dobët që prej dhjetorit të vitit të kaluar, raporton UK Finance.

Të dhëna të tjerë më përgjithshme nga Banka e Anglisë mbi huamarrjen, priten më vonë gjatë javës.

Banka e Anglisë bëri të ditur se bankat britanike kanë nënvlerësuar rreziqet nga dhënia e kredive drejt konsumatorëve dhe duhet të shtojnë mbrojtjen me kapital me një vlerë shtesë prej 10 miliardë paund, kudër rrezikut të humbjeve të mëvonshme. /Telegrafi/