LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tmerrshme: “Militantët e ISIS-it” hidhen drejt një shkëmbi, më pas qëllohen me plumba (Video,+18)

Pamje të tmerrshme: “Militantët e ISIS-it” hidhen drejt një shkëmbi, më pas qëllohen me plumba (Video,+18)

Qeveria e Irakut ka thënë se po heton një video në të cilën thuhet se shihen forcat e saj duke hedhur militantët e ISIS-it mbi një shkëmb dhe pastaj duke i qëlluar për vdekje.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet që janë shpërndarë në internet, tregojnë burra me uniformë duke tërhequr një njeri të gjakosur dhe të paarmatosur në skaj të një shkëmbi dhe duke e hedhur mbi të.


Pasi hidhet mbi një trup tjetër, rreth 10 metra më poshtë, ai është qëlluar shumë herë, thuhet më tej.

Kjo video thuhet se u shpërnda në llogarinë e Twitter të “Syrit të Mosulit”, i cili u krijua nga një historian i pavarur i cili rregullisht publikon informacione rreth luftimeve në qytetin verior të Irakut.

E gjeneral brigade Yahya Rasool, zëdhënës i Komandës së Përbashkët të Operacioneve ka thënë: “Ne po e ndjekim këtë çështje shumë afër dhe të gjithë udhëheqja e forcave irakiane dhe ushtarake janë të interesuar të njohin detajet e kësaj çështjeje”.

“Nëse ka ndonjë shkelje të të drejtave të njeriut nga çdo forcë, ata do të mbahen përgjegjës ushtarakisht dhe ne do të jemi vërtet të ashpër”.

Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar autenticitetin e videos.

Megjithatë, Human Rights Watch (HRW) ka verifikuar vendndodhjen e videos duke përdorur imazhet satelitore, sipas BBC.

Një raport i kohëve të fundit nga organizata pohonte të shumta abuzime të të drejtave të njeriut nga forcat irakiane, të cilat i akuzoi për “rrahjen dhe vrasjen në mënyrë të paligjshme të burrave dhe djemve që iknin nga Mosuli”.

Katër dëshmitarë i thanë grupit aktivist se kishin ekzekutuar gjithashtu burra të paarmatosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori