LAJMI I FUNDIT:

Ahmet Davutoglu sot viziton Maqedoninë

Ahmet Davutoglu sot viziton Maqedoninë

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, sot do të vizitojë Maqedoninë. Në kuadër të vizitës, e cila do të zgjasë deri më 29 shtator, Davutoglu do të realizojë takim me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Davutoglu më 28 shtator të mbajë fjalim në panelin e diskutimit për “Përceptimet e Turqisë në Maqedoni, nën organizimin e shoqatës së studentëve të diplomuar në Turqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë panel fjalime do të mbajnë edhe Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM, Muedin Rustemi ish-ambasador i Maqedonisë në Turqi, Eser Xhevahiri anëtarë i “Xhevahir Holding”, Stevo Pendarovski deputet.

Forumi është paraparë për 28 shtator në hotelin “Meriot” në orën 20:30./Telegrafi/