Fushata elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor nuk do të dallojë nga ajo e cikleve të kaluara zgjedhore. Partitë gjatë paraqitjes para votuesve do të ofrojnë premtime nga më të ndryshmet, ndërsa nuk do të mungojnë as premtimet që fare nuk kanë të bëjnë me pushtetin lokal, si çështja e integrimit euroatlantik, të drejtat e shqiptarëve, investimet e jashtme, zhvillimi ekonomik i vendit, e të tjera, njofton REL.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike duke komentuar tubimet e para të partive politike.
“Unë pres që fushata në këto zgjedhje lokale të jetë e njëjtë me fushatën e zgjedhjeve të kaluara lokale. Shumica e kandidatëve për kryetar të komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së do të jenë po ata që aktualisht drejtojnë pushtetin, ngjashëm është edhe me kandidatët e LSDM-së, ndërsa të tjerët do të kritikojnë punën e kundërshtarëve të tyre kështu që besoj se fushata mes tyre do të përqendrohet në rrafshin lokal, në projektet infrastrukturore që janë bërë apo që nuk janë bërë”, thotë Mitko Gaxhovski duke mos përjashtuar edhe retorikën tanimë të njohur të partive që fushata të shoqërohet edhe me akuza për të ashtuquajturat politika madhore.
Kjo, sipas tij vjen në shprehje duke marrë parasysh krizën politike nëpër të cilën ka kaluar vendi, e në veçanti ngjarjet e dhunshme në Kuvend. Kjo dhe akuzat e organeve gjyqësore ndaj shumë personaliteteve politike, gjithsesi se do të zënë vend në fushatën elektorale, pavarësisht se bëhet fjalë për zgjedhje lokale, thotë Gaxhovski.
Nga ana tjetër, Visar Ademi, njohës i çështjeve politike, thotë se fushata për zgjedhjet lokale nuk sjell ndonjë risi nga ciklet e kaluara zgjedhore, ku në vend të projekteve për pushtetin lokal partitë do të përqendrohen në politikat “madhore”, pasi realisht sipas tij duket ato edhe nuk kanë vizion për zhvillimin e komunave.
“Unë jam i shqetësuar, pasi edhe pse në zgjedhjet lokale do të garojnë dy apo tri parti të reja, ende nuk ka një program, projekt apo ide që ato i ofrojnë për nivelin lokal. Një parti e cila deri në ditën e fundit nuk i di kandidatët e saj potencial për komunën është mëkat të pretendosh se mund të ndryshosh qeverisjen në nivel lokal”.
“Kjo tregon që ne përsëri do të flasim për politika të mëdha, do flasin fjalë boshe, pra asnjë gjë konkrete. Do të jetë garë mes politikave të mëdha, por pas asnjë efekt për pushtetin lokal”, thotë Ademi duke shtuar se oferta nuk do të ketë as nga partitë tjera politike, para se gjithash ato shqiptare, të cilat sipas të gjitha hulumtimeve rezulton që të kenë dështuar në punën e tyre apo përmirësimin e kushteve për jetesë të banorëve nëpër komunat ku kanë qeverisur gjatë katër viteve të kaluara.
Sa i përket rrjedhës së fushatës elektorale, analistët presin që ajo të jetë e qetë.
“Mendoj se janë krijuar kushte që të kemi një proces zgjedhor të rregullt. Mendoj se tani nuk kemi edhe atë atmosferën tensionuese e pranishme në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar. Besoj se mund të jetë edhe më mirë dhe se fushata zgjedhore do të pasqyrojë realitetin që tani kemi në skenën politike”, thotë analisti Mitko Gaxhoski.
Për një fushatë elektorale demokratike janë angazhuar edhe partitë politike, kandidatët e të cilave kanë nënshkruan kontekstin për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mbarëvajtje të procesin zgjedhor kanë kërkuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, ka thënë se zgjedhjet e 15 tetorit duhet të jetë shumë më të mira se ato të dhjetorit të vitit të kaluar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Daily Mail shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit, reagon KLGJ: Dënojmë aktin kriminal
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur