LAJMI I FUNDIT:

KSHZ publikon rregullat e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale

KSHZ publikon rregullat e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale

Fushata për zgjedhjet lokale në vend filloi dhe e njëjta do të zgjasë deri më 13 tetor, gjegjësisht një ditë para heshtjes zgjedhore.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zbatimin e këtij cikli zgjedhor, ndërkohë shpalosin rregullat e fushatës për partitë politike.


“Partitë politike si detyrim kanë që gjatë fushatës zgjedhore të paraqesin raportin financiar deri te institucionet kompetente edhe atë të 11-tën ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore. Gjithashtu partitë duhet të dërgojnë edhe pjesën e dytë të këtij raporti para përmbylljes së fushatës zgjedhore. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve pasi kreu të gjitha procedurat, sa i përket shqyrtimit publik por edhe nga ana e partive politike është në vijim mbi diskutimet e listës zgjedhore dhe e njëjta në bazë të kalendarit duhet të përmbyllet 29 shtator 2017, ku edhe atë ditë KSHZ duhet të nënshkruajë listën zgjedhore e cila do të jetë për votuesit”, deklaroi për Alsat-M, Arjeta Xhemaili, zëdhënëse e KSHZ-së.

Lista të kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal kanë paraqitur 19 parti dhe koalicione, ndërkaq 64 lista janë dorëzuar nga grupe zgjedhore.

Këto zgjedhjet lokale do të zbatohen në 3.480 vendvotime, ndërkaq të njëjtat duhet t’i ndjekin mbi 300 vëzhgues të misionit të OSBE-ODIHR-it.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori