Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, (MTI) Bajram Hasani u takua sot me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar të udhëhequr nga Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së për Kosovë.
Ky është një takim njoftues në mes të udhëheqësve të të dyja institucioneve dhe ka për qëllim diskutimin dhe informimin e institucioneve partnere me të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka një bashkëpunim të gjatë dhe të frytshëm. Me këtë rast, ministri Hasani ka njoftuar përfaqësuesit e FMN-së lidhur me aktivitetet dhe prioritet e MTI-së gjatë mandatit të tij. Ministri Hasani potencoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë aktiviteteve që ndërlidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të klimës së biznesit dhe heqjen e pengesave për bizneset, përkrahjen e zhvillimit të sektorit privat dhe me theks të veçantë zhvillimit të sektorit të turizmit, etj.
Përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë përgëzoi ministrin Hasani për pozitën e re si Ministër i MTI-së dhe shprehu interesimin e FMN-së për të vazhduar këtë bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të dyja institucioneve përkatëse në realizimin e planeve dhe projekteve strategjike të MTI-së dhe që do të kenë ndikim afatgjatë në zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Ai u interesua edhe për projektet konkrete që udhëhiqen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e në veçanti për planet e ministrisë që ndërlidhen me Projektin për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës.
Ministri Hasani konfirmoi se projekti i Brezovicës është i shumë i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Kosovë dhe siguroi bashkëfolësit se vendimi i sapo marrë nga Qeveria e Kosovës nuk do të ketë ndonjë ndikim negativ në promovimin dhe realizimin e këtij projekti madhor. Ai beson se me Ligjin për Investime Strategjike, të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, MTI do të bëjë ri-aktualizimin e këtij projekti dhe do të ftojë investitorët serioz për të investuar në këtë projekt strategjik në Kosovë.
Në fund, bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të MTI-së dhe FMN-së në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë