A përfundon çështja e Marrëveshjes së Ohrit me Ligjin për përdorimin e gjuhëve? (Video)
Kryeministri i vendit Zoran Zaev është shfaur kontradiktor në deklaratën e tij për sa i përket përmbylljes së kapitullit të Marrëveshjes së Ohrit. Ai në New York theksoi se me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshja e Ohrit e përfundon misionin e saj.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është diçka që paraqet pengesë të veçantë juridike dhe formale në realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ne mbyllim Marrëveshjen e Kornizë të Ohrit. Dhe jo vetëm kaq, japim mundësi që përfundimisht të vendosen në arkiva të gjitha këto çështje të hapura dhe të gjithë të drejtohemi drejtë çështjeve, siç thash”, tha Zaev.
Pas intervistës së tij dhënë për emisonin 360 gradë, sot nga Shkupi, kryeministri ndryshoi qëndrimin e tij. Kësaj radhe ai vlerëson se MO do të përfundojë kur bashkësitë etnike do të gëzojnë barazi të plotë në raport me shtetin.
“Mbetet që Marrëveshja e Ohrit t’i realizojë të gjitha premtimet e pritura, një nga ato është përfaqësimi i barabartë i bashkësive etnike më të vogla, dhe kjo është një temë për të cilën Maqedonia duhet të vazhdojë të punojë, qoftë Qeveria, por edhe kompanitë private dhe të gjithë të tjerët që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, shtoi Zaev.
Edhe zv.kryeministri për euro-integrime, Bujar Osmani në 16 vjetorin e MO-së theksoi për Tv 21 se propozim-ligji për gjuhët nuk nënkupton përmbyllje të Marrëveshja së Ohrit.
“Propozim ligji për përdorimin e gjuhëve, avancon dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe, por Marrëveshja e Ohrit ka shumë tema që kanë të bëjnë me raportin shqiptaro-maqedonas por edhe pozitën e shqiptarëve në Maqedoni ”, tha Osmani.
Ndërkaq, amandamenti i IV i kushtetutës së vendit popullin maqedonas e paraqet si ekskluziv, duke përfshirë më poshtë edhe komunitetet tjera. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli Maqedonas, si dhe të gjithë qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj dhe të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vllah, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak dhe të tjerët , duke e marrë përgjegjësinë për të tanishmen dhe të ardhmen e mëmëdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe falënderues ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe përkushtueshmërinë në detyrat e tyre dhe luftën për ndërtimin e Maqedonisë së pavarur”, Amandamenti i IV.
Përpara se të merrte mandatin, kryeministri Zaev dorëzoi garancë me shkrim deri te presidenti Gjorge Ivanov duke u betuar se nuk do të prekë karakterin unitar dhe kushtetutën e vendit, çka nënkupton se ndryshimet kushtetuese, siç pretendojnë partitë shqiptare, janë të parealizueshme për momentin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje