LAJMI I FUNDIT:

Reagon Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i lirisë fetare

Reagon Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi i lirisë fetare

Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, pas informacionit të pranuar se nxënësve të shkollës fillore në Ohër, pjesërisht ju është shkurtuar e drejta e arsimit për shkak të fesë së tyre, tregon se kufizimi i mbajtjes së simboleve fetare në shkolla paraqet formë të diskriminit në bazë të fesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Liria e fesë manifestohet në forma të ndryshme, ndër të cilat është edhe mbajtja e simboleve fetare. Kufizimi i mbajtjes së këtyre simboleve në shkolla për pjesëtarë të cilit do qoftë religjion të paraparë në Kushtetutën e RM, paraqet formë diskriminimi në bazë fetare. Nënkuptohet, Komisioni është i vetëdijshëm se liria e fesë mund të kufizohet, por kufizimi duhet të përkufizohen me ligj dhe duhet të jenë të detyruehsme për mbrojtje të sigurisë, rendit, shëndetit publik, morali ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve -Marrëveshja ndërkombëtare për të drejta qytetare dhe politike, neni 18, akti 3; Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, neni 9, akti 2”, thuhet në kumtesën e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi./Telegrafi/