Nisma për Kosovën ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha tha se sot po e fillojnë një betejë të përbashkët që Gjakovës t’ia kthejnë dinjitetin, pasi që me këtë qytet kanë bërë eksperimente partitë tjera që kanë qeverisur deri më tani.
Hoxha tha se për Gjakovën në katër vitet e ardhshme kanë bërë një plan konkret në bujqësi, zhvillim ekonomik, investime që deri me tani kanë munguar në këtë qytet, kurse premtoi se do të angazhohet me gjithë qenien e tij për Gjakovën.
“Sot po e fillojmë një betejë të përbashkët me ekipin profesionist, brenda dhe jashtë Gjakovës, me ekspertë që i ka Nisma, por do të jemi bashkëpunues edhe me të tjerët, që t’ia kthejmë dinjitetin Gjakovës, me investime konkrete, se deri më tani me Gjakovën kanë bërë eksperimente të gjitha partitë që kanë qeveris, si në nivelin lokal, po ashtu edhe nga niveli qendror, janë ardhur kanë kërkuar votën dhe pastaj e kanë harru, vetëm në fusha zgjedhore po iu bie në mend Gjakova”, tha Hoxha.
Ndërsa Valdete Bajrami në emër të kryetarit të partisë Fatmir Limaj ka uruar Gjakovën dhe kandidatët e Nismës për zgjedhjet e 22 tetorit. Bajrami tha se Nisma arriti që të jetë për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës dhe Nisma do të jetë edhe në Kuvendin Komunal të Gjakovës.
“Shumë shpesh kam ardhur në Gjakovë, shumë shpesh ju kam taku, gjithë anëtar dhe aktivistë të Gjakovës edhe pse vij nga një rajon tjetër. Pak kush e ka besuar që sot do të jemi kaq shumë në numër, po ashtu edhe në qeveri, dhe kjo është fal njeriut të ditur, strategut, si në luftë dhe po ashtu edhe në paqe, zotit Fatmir Limaj. Periudhën që e kemi kaluar së bashku që nga 2014 nuk ka qenë e lehtë, kemi pas një periudhë shumë të vështirë, po ashtu një periudhë që me ato vështirësitë që na u kanë paraqit rrugës, kemi arrit që të zgjerohemi anë e kënd Kosovës”, tha Bajrami.
Ministri i Arsimit, i cili është nga Nisma, Shyqiri Bytyçi theksoi se në rrugëtimin katër vjeçar kanë parë njerëz qe kanë humbur shpresën dhe të gatshëm ta shanin shtetin, sepse i udhëhiqnin politilanë jo të mirë, por pohoi se iu thanë të gjithëve se po vjen një frymë e re dhe tani po shihet ajo frymë e re, ku tani edhe qytetarët e Gjakovës do të ketë zërin e tyre në Kuvendin Komunal
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje