Arrestohet një burrë, fëmijët tentojnë “ta mbrojnë” – Policia e Kosovës thotë se ishte nën ndikim të alkoolit (Video)
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale shihet një “konflikt” ndërmjet zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe një burri, i cili shoqërohej nga disa fëmijë.
Së paku sipas asaj që thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të marra në qytetin e Lipjanit, në të cilat shihen zyrtarë të Policisë së Kosovës duke tentuar të arrestojnë një burrë.
Madje në një moment, duke dashur të rezistojë, ai ka pasur edhe një konflikt fizik me policët.
Çfarë bie në sy është fakti se e gjithë kjo ngjarje jo e këndshme ka ndodhur në praninë e tre fëmijëve, të cilët tentojnë që ta “mbrojnë burrin”.
Lidhur me këtë rast, Policia Rajonale e Lipjanit ka thënë se në videon që po qarkullon në rrjetet sociale paraqitet vetëm një pjesë e ngjarjes.
“Nuk paraqitet i gjithë realiteti, ajo pjesë na qet keq neve si Polici”, kanë thënë për Telegrafin nga Policia Rajonale në Lipjan.
Ndërkohë, në raportin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13.55 në rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar-me shtetësi të huaj (nën ndikim të alkoolit) pasi që i njëjti duke mos u përfillur urdhrave ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor derisa ishin duke i shqiptuar një tiketë kundërvajtje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'