Sa shumë aktivitet fizik ju duhet në ditë për t’u mbrojtur nga vdekja e parakohshme
A mendoni se mund të bëni 30 minuta ushtrime fizike në ditë, pesë herë në javë? Nëse po, atëherë do të jeni më pak të prirë të jeni viktimë e sëmundjeve kardiovaskulare apo vdekjes së parakohshme
Të paktën ky është rezultati i një studimi të madh, të publikuar në revistën ‘The Lancet’, i cili ka analizuar aktivitetin fizik të 130,000 njerëzve duke u bazuar në gjininë, moshën dhe stilin e tyre të jetesës.
Në përfundim, studimi ka zbuluar se një në 12 vdekje të parakohshme dhe një në 20 raste të sëmundjeve kardiovaskulare (që përfshijnë sulmet e zemrës dhe të trurit) mund të kishin qenë preventive nëse personat do të kishin mundur të bënin aktivitet fizik mbi 150 minuta në javë, transmeton Telegrafi.
Nëse kjo ju duket si kohë e madhe për ta shpenzuar në palestër, keni parasysh se “aktiviteti fizik” nuk do të thotë “ushtrime fizike” – “aktiviteti jo-rekreacional fizik” gjithashtu përfshin punët e shtëpisë, transportin në punë dhe lëvizjen që e bëni gjatë orarit të punës.
Vetëm nëse ecni nga 30 minuta në ditë për një javë, ju do të keni përfitime të mahnitshme, ka treguar autori këtij studimi, Dr. Scott Lear.
Pra keni parasysh, se jo vetëm ky studim, por edhe studimet e mëhershme kanë treguar se aktiviteti fizik dhe ushtrimet fizike janë mënyra më e mirë (bashkë me ushqimin e shëndetshëm) për të jetuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale