LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni

Haradinaj: Liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinhaj, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

“Nesër Qeveria e voton komisionin për demarkacion. Që nesër fillojmë me punë për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim. Kjo temë nuk po rrinë në sirtar”, ka thënë ai. “Brukseli e vlerëson se kjo teme është në proces dhe nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”.


“Pse i dhash kaq peshë rendit dhe ligjit? Sepse është kriteri më kryesor për liberalizimin e vizave’, shtoi Haradinaj. /Telegrafi/