Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni ka theksuar se Lëvizja Besa yazhdon qëndrimet dhe deklarimet kontradiktore që po përdoren prej saj për të përçarë votën shqiptare dhe për t’i mashtuar votuesit.
Ne nuk do të lejojmë që të përsëritet manipulimi i paskrupullt i votës së shqiptarëve, ndrydhja e vullnetit politik të votuesve për interesat e një partie e cila mundësoi përçarjen historike të votës së shqiptarëve më 11 dhjetor dhe kreu aktin më qyqar, atë të ikjes dhe mosvotimit të Kryetarit shqiptar të Kuvendit, e as qeverisë reformuese, por i doli në ndihmë edhe narativit të Ivanovit dhe OBRM-së nëpërmjet të platformës tiranase pasi që refuzuan të bashkojnë forcat me partitë shqiptare.
Dje, BESA dhe anëtarët e saj nuk i mohuan bisedimet me OBRM-PDUKM, por paralajmëruan mundësinë e koalicionimit me OBRM-në në Komunat shqiptare.
Kjo parti theksoi se nuk do të bëjë koalicionime parazgjedhore, duke e lënë të hapur kështu katërcipërisht të hapur opsionin e një koalicionimi gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Këtë e konfirmoi edhe nënkryetari i LSDM-së Zeqiri i cili kërkoi sqarime nga BESA rreth koalicionimit të tyre me OBRM-në.
Që koalicioni me OBRM-PDUKM është karta me të cilën kjo parti do të mundohet të gllabërojë votat shqiptare shihet edhe nga anketat e “Dimitrija Çupovskit”, rezultatet e të cilave projektohen nga OBRM-PDUKM dhe të cilat e favorizojnë Besën.
Bashkimi Demokratik për Integrim, si një subjekt i cili do të futet në këto zgjedhje për të marrë besimin e votuesve në formën më legjitime demaskon përpjekjet e dëshpëruara të Besës për të përçarë votën shqiptare dhe për të bërë pazare denigruese me vullnetin politik të shqiptarëve dhe të ardhmen e tyre.
Ne nuk do të lejojmë që 11 dhjetori të përsëritet, po ashtu edhe çdo koalicionim në dëm të popullit dhe interesave të tij, shtojnë ndër të tjera nga BDI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj