LAJMI I FUNDIT:

Qeveria kërkon falje, nuk ka pasur takim Trump-Zaev

Qeveria kërkon falje, nuk ka pasur takim Trump-Zaev

Shërbimi për shtyp i qeverisë pranoi se nuk ka pasur takim tet-a-tet dhe bisedë ndërmjet kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit amerikan Donald Trump. Në përgjigjen për Tv21, shprehen se bëhet fjalë për një takim joformal në korniza të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Për postimin në profilin e Facebook të Zaevit, i cili për një moment të shkurtër, atij i dha një peshë më të madhe, kërkojnë falje për këtë lëshim gjatë formulimit të fjalisë.

“Shërbimi për shtyp i qeverisë kërkon ndjesë për lëshimin eventual gjatë formulimit të strukturës semantike të fjalisë dhe nëse përdorimi i fjalëve “takim” dhe “ngjarje” ka bërë të ketë dallim gjatë interpretimit të informacionit”, thonë nga Shërbimi për shtyp i qeverisë.


Dje, kjo ngjarje ngriti shumë pluhur në opinionin vendas, ndërsa pati reagime nga disa qytetarë por edhe nga parti politike. Për lajmin se Zaev, Trumpit i ka shprehur mbështetje dhe i ka uruar fillim të suksesshëm të nismës për reforma në Kombet e Bashkuara, ai madje mori edhe përgëzime.

Dje kryeministri Zaev në fjalimin e tij në New York, në panelin ku u diskutua në temën “Kthimi i besimit ndaj Qeverisë”, mes tjerash dërgoi porosi se duhet që qeveritë t’u shërbejnë qytetarëve, gjë për të cilën, siç tha është zotuar kabineti i tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori