LAJMI I FUNDIT:

ATK ka ngritur kallëzime penale për disa subjekte të lojërave të fatit

ATK ka ngritur kallëzime penale për disa subjekte të lojërave të fatit

Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar që t’i ketë në fokus të veçantë të gjitha ato subjekte që zhvillojnë aktivitetin e lojërave të fatit, të cilat veprimtarin e tyre e zhvillojnë në mënyrë të jashtëligjshme.

Përveç gjobave, mbylljeve të lokalëve dhe konfiskimeve, gjatë aktiviteteve të fundit që kanë zhvilluar inspektoret nga Drejtoria e Lojërave të Fatit,  në komunën e Deçanit kanë ngritur edhe kallëzime penale për disa subjekte, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë një aksioni dy ditësh në këtë komunë, janë mbyllur tri subjekte të lojërave të fatit, për të cilat janë lëshuar gjoba në vlerë 20,000 euro. Po ashtu, në këtë lokacion janë konfiskuar edhe 5 aparate (për veprimtarin e  lojërave te fatit). Inspektoret kanë hasur edhe në lokale të pa identifikuara tek të cilat janë vendosur shiritat e mbylljes.


“Aksioni në këtë komunë do të vazhdoj edhe më tutje,  në mënyrë që të verifikohen të gjitha lokalet ku dyshohet se janë duke ushtruar veprimtarin e tyre pa licence. Ndërsa, në një aksioni tjetër i cili është zhvilluar më datën 18.09.2017, në Prishtinë konkretisht në lagjen Kalabria janë mbyllur tri lokale, të cilat nuk e kanë respektuar distancën 500 m larg institucioneve edukativo-arsimore, fetare e komunale. Për këto subjekte janë lëshuar gjoba në vlerë 9, 000 euro”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori