LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Tequila”: Dy familjet shqiptare që kontrollonin drogën në Milano

Operacioni “Tequila”: Dy familjet shqiptare që kontrollonin drogën në Milano

Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit antidrogë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm në provincën e Milanos.

Operacioni u kodua “Tequila” për shkak të një infiltruari të policisë italiane në kontakt me trafikantët e drogës, që për të fituar besimin e tyre ishte shtirur si menaxher i një marke të re të pijes Tequila.

Operacioni “Tequila” aktivizoi 90 trupa policorë e një helikopter, që çoi në orët e para të mëngjesit të sotëm në arrestimin e 10 personave, 9 shtetas shqiptarë e 1 italian, të moshës 22 deri në 54 vjeç.


Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal për trafikim të drogës së tipit marijuanë, kokainë e heroinë.

Shqiptarët e arrestuar janë anëtarë të dy familjeve, banuese në provincën e Milanos.

Çdo anëtarë i familjes kishte një rol të përcaktuar mirë në trafikun e drogës. Një nga familjet shqiptare është pronare e një restoranti në komunën Villa Cortese, por trafikimin e drogës e bënin në ambientet e brendshme të një lokali pronarët e të cilit nuk ishin në dijeni.

Në këtë bar trafikoheshin mbi 40 doza drogë në ditë.

Hetimet kanë vërtetuar se kjo familje shqiptare ishte në biznes me një tjetër familje shqiptare, banuese po në provincën e Milanos e që i furnizonte rregullisht me lëndë narkotike.

Në zbardhjen e plotë të aktivitetit të kësaj organizate droge pati rëndësi dhe sekuestrimi i librit kontabël në shtëpinë e një korrieri shqiptar 37 vjeç.

Në këtë libër ishin shënuar jo vetëm sasia e paratë shitjes së drogës por dhe emrat e personave që ishin në biznes me ta.

Hetimet e operacionit “Tequila” zgjatën rreth 8 muaj e në librin kontabël të sekuestruar është vërtetuar se përgjatë kësaj periudhe kohore biznesi i drogës i këtij grupi trafikant ka shënuar një përfitim prej 2 milionë e 374 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori