LAJMI I FUNDIT:

Ministri Brendshëm viziton stacionin policor në veri

Ministri Brendshëm viziton stacionin policor në veri

Sot në kuadër të agjendës së përbashkët, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, vizituan stacionin policor Veriu në Prishtinë.

Delegacioni u priten në një takim njoftues nga komandanti i stacionit policor dhe stafi menaxhues i këtij stacioni.

Siç njofton Policia e Kosovës, ministri Sefaj dhe drejtori Maxhuni u njoftuan me punën dhe angazhimet e personelit policor të këtij stacioni, në të mirë të sigurisë së qytetarëve të zonës së përgjegjësisë të cilën e mbulon ky stacion policor.


Stacioni policor Veriu në Prishtinë mbulon një zonë të madhe të përgjegjësisë, ku nga të gjitha vlerësimet situata e sigurisë është e qetë dhe stabile.

“Gjatë vizitës në këtë stacion policor pashmangshëm u trajtuan edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në aspektin logjistik-infrastrukturor, për faktin se objekti dhe hapësira e punës që shfrytëzohet nga personeli policor në këtë stacion nuk i plotëson as kushtet minimale për punë.

Drejtoria e përgjithshme në synimin e zgjidhjes së këtij problemi, disa herë ka adresuar kërkesa tek institucionet relevante të pushtetit lokal dhe qendror, për të definuar pronësinë e stacionit dhe anekseve përcjellëse, por fatkeqësisht për këto kërkesa nuk kemi pranuar asnjë përgjigje pozitive për vite të tëra.

Ministri i MPB-së krahas mirënjohjes dhe falënderimit për punën e zyrtareve policor pran këtij stacioni që e bëjnë në të mirë të qytetarëve, u zotua dhe premtoj se do të ngrisë problemin logjistik-infrastrukturor në të gjitha instancat relevante, me qëllim që PK-së ti ndahet një hapësirë e nevojshme për ndërtim të një objekti policor i cili plotëson kushtet sipas standardeve”, thuhet në njoftim

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori