Krijimi i një Ekipi të Unitetit në Kosovë për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë, nga analistët politikë po konsiderohet si një mision i pamundur. Një ekip i tillë, thonë ata, do të mund t’i zgjaste edhe më tepër bisedimet.
Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ai i cili pas takimeve të fundit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pati kërkuar nga të gjitha instancat politike në vend krijimin e një baze të gjerë përfaqësuese.
Thaçi kishte deklaruar se çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
Por, politologu Ramush Tahiri, thotë se një ekip gjithëpërfshirës mund të sigurojë një konsensus politik, por jo një ekspertizë dhe një profesionalizëm të theksuar.
“Nuk jam përkrahës i ekipit gjithëpërfshirës. Ky ekip mund të sigurojë një transparencë, por jo ndonjë cilësi në bisedime dhe ndonjë efektivitet. Përkundrazi do t’i prolongojë dhe do të zgjasë dialogun apo bisedimet”.
“Unë mendoj që Kuvendi është vendi ku duhet të harmonizohet dhe të arrihet konsensus i përgjithshëm, ndërsa Qeveria si ekzekutiv edhe si strukturë më profesionale mund t’i udhëheq bisedimet në sektorët përkatës, secila ministri me secilën ministri”, thekson Tahiri.
Ndërkohë, para se të krijohet një ekip gjithëpërfshirës, sipas analistit të çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duhet të ketë një analizë profesionale rreth ecurisë së deritashme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se në këtë analizë duhet të identifikohen edhe gabimet edhe lëshimet si dhe niveli i suksesit të marrëveshjeve të arritura.
Megjithatë, sipas tij, krijimi i një Ekipi të Unitetit është vështirë i realizueshëm.
“Ideja e krijimit të një grupi të unitetit ka pak bazë në realitet, pasi që hendeku i madh mes partive politike në Kosovë e bën të pamundur në gjë të tillë. Nuk ka asnjë lloj vullneti, posaçërisht nga opozita të jetë pjesëmarrëse në një grup të unitetit”.
“I gjithë hezitimi ka të bëjë me ecurinë e deritashme, pasi që opozita e konsideron vetën si të anashkaluar nga ky proces, prandaj edhe nuk dëshirojnë që tani kur procesi i dialogu ka hyrë mbase në një fazë përfundimtare, t’i marrin edhe dështimet që mund t’ju faturohen”, thotë Muhaxhiri.
Gjatë mandatit të kaluar të institucioneve, kishin qarkulluar edhe ide që në rast të përfshirjes së opozitës, ajo të merr përsipër udhëheqjen e dialogut.
Por, një ide e tillë, sipas Ramush Tahirit nuk është e qëlluar. Opozita në Kosovë, vijon ai, nuk përjashtohet dhe e ka vendin e vet, por se bisedimet e këtij lloji siç është dialogu me Serbinë nuk mund t’i udhëheqë për shkak të përgjegjësive dhe mandatit që e ka, krahasuar me Qeverinë.
“Unë nuk shoh ndonjë arsye që Kosova të kthehet në fazën fillestare dhe të kërkojë Ekipe të Unitetit. Ekipet e Unitetit që i kemi pasur në çfarëdo forme, nuk janë zgjidhjet më të përshtatshme dhe se ato përveç përgjegjësisë morale nuk kanë asnjë përgjegjësi, as ligjore e as tjetër. Përderisa marrëveshjet ndërshtetërore janë përgjegjësi shumë konkrete dhe kanë të bëjnë me nivelin më të lartë të organizimit të shtetit”, thekson Tahiri.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në mars të vitit 2011, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Ky dialog ka hapur kapituj të rinj për të dyja vendet në procesin e integrimeve evropiane.
Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Derisa, në takimin e fundit në Bruksel, ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit serb, Vuçiq, është arritur pajtimi për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që e ndërmjetëson Bashkimi Evropian./rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën