Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit që janë bërë ndaj kandidatit për kryetar të Rahovecit, Visar Korenciës, lidhur me një postim të këtij të fundit për shtetin e Izraelit.
Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se statusi i Visar Korenicës, nuk paraqet qëndrimet e Lëvizjes, dhe se mospajtimet me politikën e caktuar shtetërore nuk guxojnë të eskalojnë në thirrje për zhdukjen e një shteti.
“Visar Korenica i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtë vit me ç‘rast edhe ka kandiduar për kryetar të Rahovecit. Ka kërkuar falje dhe ka thënë që nuk mendon ashtu. Ka theksuar që deklaratën e tij e ka dhënë nga zemërimi momental dhe se ajo nuk paraqet qëndrimin e tij”, ka shkruar Ymeri.
Statusi i plotë i Ymerit:
Statusi i Visar Korenicës i shkruar më parë për Izraelin, as nuk paraqet qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, as nuk është i drejtë dhe as i pranueshëm. Ai nuk përkon me konceptin politik të Lëvizjes, ky i fundit i bazuar në parimet e të drejtave universale të barazisë e bashkekzistencës paqësore mes popujve. Mospajtimi me politikën e caktuar shtetërore nuk guxon të eskalojë në thirrje për zhdukjen e një shteti. Secili popull ka të drejtën e tij ta organizojë jetën kolektive në liri e barazi, dhe assesi e asnjëherë duke ia cenuar këto të drejta një populli tjetër.
Visar Korenica i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtë vit me ç‘rast edhe ka kandiduar për kryetar të Rahovecit. Ka kërkuar falje dhe ka thënë që nuk mendon ashtu. Ka theksuar që deklaratën e tij e ka dhënë nga zemërimi momental dhe se ajo nuk paraqet qëndrimin e tij.
Kur të zgjidhet në këtë pozitë, ai do të ketë shumë punë për ta drejtuar komunën, për ta përmirësuar përkrahjen për bujqësinë, për të krijuar kushte të nevojshme e të domosdoshme për shëndetësi cilësore, e rend e disiplinë në shkolla. Fusha e politikës së jashtme dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare mbetet çështje e institucioneve qendrore, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit kanë kontribuar drejtpërdrejtë në degradimin e tyre, duke u përpjekur njëkohësisht ta kamuflojnë këtë dështim përmes shpifjeve ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali
Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet