Ura e Gurit në qytetin e Vushtrrisë nuk është më “Ura e Gurit me 9 harqe” e Vojnoviçve, por “Ura e Gurit me 12 harqe”, e periudhës Romake.
Kështu ka shkruar në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama.
Ajo ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e kësaj komune, Bajram Mulakun, vizituan restaurimin e Urës së Gurit, në Vushtrri, ku pas hulumtimeve të bëra ajo tha se emërtimin e vënë nga Akademia e Beogradit do ta hedhin poshtë.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
“Sot, me Kryetarin e Komunës vizituam monumentin e Urës së Gurit i cili është duke u restauruar.
Jemi shumë të lumtur që pas hulumtimeve që janë duke u bërë nga ana e Institutit pranë këtij monumenti, po del që Ura nuk është “Ura e gurit me 9 harqe” e Vojnoviçve, por duket se këtë emërtim të rrejshëm që ia dha Akademia e Beogradit do ta hedhim poshtë duke e dëshmuar me fakt që ura ka 12 harqe dhe është e periudhës Romake.
Gjithmonë kam qenë këmbëngulëse për të bërë më shumë hulumtime arkeologjike në mënyrë që ta hedhim poshtë me fakte historinë e rrejshme dhe ta rishkruajmë historinë tonë të vërtetë.
Po e ndaj përsëri me ju shkrimin e hulumtuesit dhe historianit vushtrrias PhD Izet Miftari, i cili vazhdimisht ka këmbëngulur që ura duhet t’i ketë 12 harqe:
“URA E VJETËR E GURIT NË VUSHTRRI NUK ËSHTË MONUMENT SERB
Ura e Vjetër në Vushtrri, është monument me rëndësi historike.
Kjo urë është e ndërtuar nga blloqet e gurit, të cilët, janë marrë nga Kudrina e Samadrxhës (fshat në lindje të Vushtrrisë), që është lokalitet që nga Koha e Bronzit (2100 – 1200 p. K.), si dhe nga Studimja e Epërme (fshat në lindje të Vushtrrisë).
Gurët janë të gjatë rreth 1 metër dhe të gjerë rreth 30 – 40 cm, të gdhendur mirë e të murosur me rende paralele. Ura është e gjatë 135 metra dhe e gjerë 6 metra. Ka 9 harqe, ani pse thuhet se ka pasur 12.
Në vitin 1977 Urën e Vjetër në Vushtrri e kanë hulumtuar arkeologët nga Shqipëria: Aleksandër Mano, Zhaneta Andrea, Ali Muka dhe Qamil Gexha nga Kosova. Rezultatet e tyre nuk dihet të jenë publikuar.
Mirëpo, dihet se ata kanë deklaruar se si Ura ashtu edhe Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë, janë të periudhës romake.
Në Urën e Gurit kanë qenë disa mbishkrime latine, të cilat punëtorët shkencorë nga Beogradi i kanë gdhendur dhe i kanë hequr nga aty.
Përveç argumenteve të cekura më lart, edhe faktet në vijim dëshmojnë se, ura në fjalë, është antike apo e shekujve II – III:
1. Iliria lulëzimin më të madh ekonomik e arriti në këta shekuj.
2. Të kësaj periudhe janë shumë monumente tjera në trojet shqiptare, duke përfshirë edhe Amfiteatrin e vjetër të Durrësit.
3. Gjatë shekujve II – III janë ndërtuar edhe dy rrugë kryesore në Dardani:
a. Selanik – Shkup – Vicianum – Municipium DD dhe
b. Naissus – Lissus.
4. Prandaj, në kuadër të ndërtimit të rrugës Selanik – Shkup – Vicianum – Municipium DD, është ndërtuar edhe Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri. Deri me ndërtimin e magjistrales së sotme Prishtinë – Mitrovicë (vitet 60 – ta të shekullit XX), rruga nga Viciana për në Mitrovicë, ka kaluar nëpër Urën e Gurit, andej kah ka qenë rruga e vjetër e Mitrovicës.
5. Harqet dhe forma arkitektonike e Urës së Terzive në rrugën Gjakovë – Prizren dhe e Urës së Shkupit, dallojnë shumë nga Ura e Vjetër në Vushtrri.
6. Mbrojtëset anësore të Urës në Vushtrri, janë të modelit të periudhës romake.
7. Se Ura e Gurit është më e vjetër se shekulli XIV, deklarojnë edhe disa studiues serbë. Një konstatim të tillë e kemi edhe në librin “Kosova dikur dhe sot”, botuar në vitin 1973, tërësisht nën mbikëqyrjen e Akademisë Serbe në Beograd. Në këtë libër, faqe 441, tekstualisht shkruan: “Në Vuqitërnë (Vushtrri) gjendet Ura e Vjetër e Gurit me nëntë (9) harqe, e gjatë 135 metra. Ura ka qenë e ndërtuar mbi lumen Silnica, por prej shekullit XVIII ky lum e ndërron shtratin, kështu që ura mbetet në të thatë. Kjo urë është një ndër objektet më të lashta dhe më të mëdha të këtij lloji në vendin tonë. Tradita (d.m.th nuk janë të bazuar në fakte historike I.M.) e lidhë ndërtimin e urës dhe kullës (kalasë) me familjen aristokrate Voinoviq nga shekulli XIV. Mirëpo, duke gjykuar në bazë të shumë elementëve, këto (ura dhe kalaja I. M. mund të jenë edhe më të vjetra.
8. Ura nuk ka të bëjë fare me legjendën e tre vëllezërve Vojnoviq: Petrashanin, Vukashin dhe Millosh, si nipa të car Dushanit që ishin.
9. Nëse është ndërtuar ndonjë pjesë – shtesë e urës në Vushtrri, ka gjasa që katër harqet e pjesës perëndimore të saj, të jenë ndërtuar në shekullin XV. Por, pesë harqet e pjesës lindor, gjithsesi janë të periudhës më të hershme, përkatësisht të shekujve II – III. Në mënyrë evolutive, lumi Silnica vazhdimisht ka ndërruar shtratin kah pjesa perëndimore.
10. Pesë harqet me gurë të llojit të ndryshëm, që janë në pjesën lindor, janë në formë më pingule, në formë oksidentale.
11. Ura është e gjerë 6 metra. Dihet se romakët kanë qenë inxhinierë perfekt të ndërtimit të rrugëve dhe urave, dhe standard i tyre ka qenë gjerësia prej 6 metrave.
“Pa dyshim që duhet ta falënderojmë Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve me në krye Ardiana Qorrajn për punën e madhe që po bëjnë drejt zbardhjes së të vërtetave. Mbes me shpresë që do të merren të gjitha masat dhe Urës tonë do t’i kthehet emërtimi që do të duhej ta kishte Ura e Vjetër e Gurit me 12 harqe”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“BE ka nevojë për ne”, Rama: Evropa duhet të mendojë në dy drejtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-23-380x233.png)
“BE ka nevojë për ne”, Rama: Evropa duhet të mendojë në dy drejtime
![Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan: Kosova e përkushtuar për të thelluar aleancën me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Presidentja-Osmani-takoi-delegacionin-e-senatoreve-amerikan-gjate-qendrimit-ne-Mynih-1-380x233.jpg)
Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan: Kosova e përkushtuar për të thelluar aleancën me SHBA-të
![LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/Bllace-780x470-1-380x233.png)
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së
![Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475411040_10161362449222759_1360585640538047481_n-780x439.jpg)
Rezultati i LDK-së në zgjedhje, kërkohet llogaridhënie nga Abdixhiku
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Arrestohet 38 vjeçari në Milot për vjedhje - policia në telefonin e tij zbuloi se kishte kryer marrëdhënie me një 13 vjeçare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-33-780x439.png)
Arrestohet 38 vjeçari në Milot për vjedhje - policia në telefonin e tij zbuloi se kishte kryer marrëdhënie me një 13 vjeçare
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Gjendet i vdekur në veturën e tij një person në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-87-780x439.jpg)
Gjendet i vdekur në veturën e tij një person në Gjilan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë