LAJMI I FUNDIT:

PDK kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit për leje të dyshimta ndërtimore

PDK kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit për leje të dyshimta ndërtimore

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, ka dërguar sot në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim të ri kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba, Drejtorit të Financave në Komunën e Prishtinës, Ismail Kokaj, si dhe kundër ish-sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se ka dyshime të bazuara se personat e apostrofuar në padi, kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar” nga neni 283, paragrafi 1, lidhur me nenin 422, paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të KPRK-së.

Sipas këtij kallëzimi penal, Dega e PDK-së në Prishtinë, ngreh dyshime të bazuara se këta kanë kryer veprat penale “Krim i Organizuar”, ku me dashje direkte dhe me vetëdije, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së kundërligjshme të grupit të organizuar u kanë mohuar të drejtat e lejes së ndërtimit në kundërshtim me nenin 21 të Ligjin nr.04/L-110 për Ndërtim, neni 4 paragrafi 2 të Ligjit nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe në kundërshtim me Planin Rregullativ të Komunës së Prishtinës kanë kryer veprime kundërligjore.


“Në kallëzimin e saj penal, Dega e PDK-së së Prishtinës ka marrë edhe shembuj konkret, ku në lagjen ‘Lakërishte’ pas Pallatit të Rinisë dhe Sporteve është mohuar një leje ndërtimi për objekt, ndërsa në vijë të drejtë të ndërtimit është lëshuar leja e ndërtimit për një objekt tjetër. Rasti i njëjtë, sipas PDK-së së Prishtinës, është edhe në lagjen ‘Arbëria’, afër objektit të ri të komunës, ku edhe pse qytetarët i posedojnë lejet urbanistike prej vitit 2006, Komuna e  Prishtinës i penalizon duke mos ju lëshuar leje ndërtimore. Gjithashtu, në kundërshtim me nenin 21 të Ligjit nr.04/L-110 për Ndërtim dhe në kundërshtim me Planin Rregullues, Komuna e Prishtinës ka lëshuar leje ndërtimi në hapësirë gjelbëruese në lagjen ‘Bregu i Diellit’, konkretisht në Rrugën B”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar, sipas PDK-së së Prishtinës, në bazë të preferencave partiake u kanë lëshuar leje ndërtimore militantëve partiakë dhe grupeve të interesit të afërta me zyrtarët e Vetëvendosjes, ku pastaj në diskutim dhe marrëveshje me të dyshuarit e tjerë u kanë mohuar lejet e ndërtimit qytetarëve të Prishtinës në kushte të barabarta, ndërsa militantëve të partisë u është lejuar leja e ndërtimit në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, me qëllim që të sigurohen se të gjitha shërbimet që kryhen brenda komunës të jenë të kontrolluara nga partia e tyre përmes të dyshuarve dhe personave të punësuar me qëllim të mbikëqyrjes dhe menaxhimit të veprimtarisë kriminale.

Kallëzimin penal të PDK-së së Prishtinës e kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale sekretari i këtij subjekti politik në Prishtinë, Bujar Cakolli, së bashku me avokatin e autorizuar të tyre, Alban Arifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori