LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Real Madridi blindon Carvajalin (Foto)

Zyrtare: Real Madridi blindon Carvajalin (Foto)

Real Madridi ka vazhduar kontratën me mbrojtësin e tyre të djathtë, spanjollin Dani Carvajal.

Carvajal është njëri nga lojtarët më të mirë të Mbretërve në sezonet e fundit.


Real Madridi gati kontratat e reja për gjashtë lojtarë, klubi mbretëror vazhdon politikën fantastike udhëheqëse (Foto)
Lexo po ashtu Real Madridi gati kontratat e reja për gjashtë lojtarë, klubi mbretëror vazhdon politikën fantastike udhëheqëse (Foto)

Paraqitjet e tij të mira dhe kombësia spanjolle kanë bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë blindimin për të.

Kështu edhe ka ndodhur pasi Reali ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mbrojtësin Carvajal.

Carvajal pas arritjes së marrëveshjes

Mbrojtësi spanjoll ka vazhduar kontratën edhe për pesë vite tjera dhe do jetë pjesë e Reali deri në qershor të vitit 2022.

Konferenca për media do të bëhet nesër (e hënë) në objektet e stadiumit Santiago Bernabeu nga ora 14:00. /Telegrafi/