LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje tronditëse në Itali, shqiptari vret ish-gruan hungareze

Ngjarje tronditëse në Itali, shqiptari vret ish-gruan hungareze

Një shqiptar ka vrare me thikë ish-bashkëshorten e tij hungareze, në Itali, në komunën e Casales.

Shqiptari Kujtim Hasanaj 49-vjeçar, u arrestua menjëherë pas krimit nga forcat karabiniere.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, ku Hasanaj qëlloi me thikën e kuzhinës ish-bashkëshorten e tij Elena Seprodi, me kombësi hungareze. E gjitha ndodhi pas një zënke mes ish-bashkëshortëve.


Vrasja u krye në një ndërtesë dy katëshe në hyrje të qytetit, një zonë pranë së cilës kanë zyra edhe Mbrojtja Civile, ndërsa shumë pranë ndodhet edhe një spital. Të parët që ndërhynë ishin disa oficerë të policisë komunale të cilët po shkonin drejt Mbrojtjes Civile, por që në një moment dëgjuan të qarat dhe britmat e gruas. Më tej u njoftuan edhe policia, por gruaja tashmë ishte e pajetë..

Forcat karabiniere e gjetën gruan të vrarë në dysheme ndërsa pranë trupit të pajetë të saj dhe gjakut që kishte vërshuar, qëndronte ish-bashkëshorti shqiptar me thikën në duart e gjakosura.

Sipas informacioneve të para jo zyrtare që citojnë mediat italiane, motivet e këtij krimi të rëndë mes ish-bashkëshortëve që kanë një fëmijë bashkë, janë për xhelozi dhe si probleme me gjendjen ekonomike. Mediat e shtetit fqinj flasin për dyshimet që kishte shqiptari për tradhti nga ana e hungarezes. /albeu.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori