LAJMI I FUNDIT:

Milani i frikshëm fiton bindshëm ndaj A.Viennas, Andre Silva shkëlqen me het-trik (Video)  

Milani i frikshëm fiton bindshëm ndaj A.Viennas, Andre Silva shkëlqen me het-trik (Video)  

Milani ka fituar si mysafirë i Austria Viennas me rezultat të thellë 5-1, në një ndeshje ku shkëlqeu talenti portugez, sulmuesi Andre Silva.

Rossonerët kanë marr një fitore të madhe me dominim në udhëtimin e tyre te skuadra austriake, duke e filluar kështu mirë aventurën e tyre në Ligën e Evropës.


Serinë e golave për skuadrën e Vincenzo Montellas e nisi mesfushori turk, Hakan Calhanoglu, i cili shënoi në minutën e shtatë për 1-0 pas asistimit të Nikola Kalinic.

Dyshja Calhanoglu-Silva ishte shpërthyese

Vetëm tre më vonë u shfaq sulmuesi portugez, Silva, i cili shënoi për 2-0 pas asistimit të Calhanoglu, ndërsa në minutën e 20 portugezi shënoi për 3-0, poashtu me asistimin e mesfushorit turk dhe dërgoi skuadrat në epërsi me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm të mysafirëve, të cilët shënuan me anë të Alexander Borkovic, që në minutën e 47 shënoi për 1-3 pas asistimit të Raphael Holzhauser.

Andre Silva shënoi het-trik

Në vazhdimin e ndeshjes, Milani iu ktheu përsëri golave, ku fillimisht ishte Silva që kompletoi het-trikun në minutën e 56 për 4-1 dhe me anë të Susos, i cili shënoi një supergol në minutën e 63 duke vendosur fitoren dhe rezultat përfundimtar 5-1.

Në ndeshjen e radhës, Milani e pret në shtëpi skuadrën e Rijekës, ndërsa Austria Vienna udhëton te AEK Athens. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori