LAJMI I FUNDIT:

Ministri Bytyqi priti rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ministri Bytyqi priti rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema me të cilin ka biseduar për gjendjen në universitetin më të madh publik në vend.

Me këtë rast, rektori Demaj, pasi që i ka uruar detyrën Ministrit, ka folur për të arriturat dhe vështirësitë që hasen gjatë punës në Universitet, ndërsa është shprehur i gatshëm për bashkëpunim, në mënyrë që reformat të ecin përpara.

Ndërsa, ministri Bytyqi theksoi se me të marrë detyrën është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë, e sidomos me Universitetin “Hasan Prishtina, pasi që ky universitet e bartë barrën kryesore të arsimit të lartë në vend.


Ministri Bytyqi theksoi se Universiteti i Prishtinës ka kapacitete të mëdha, me të cilat mund të ndihmojë edhe Ministrinë e Arsimit, por edhe arsimin në përgjithësi, prandaj kërkoi nga rektori Demaj që në bashkëpunim me Ministrinë të përdorin në mënyrën më të mirë potecncialin akademik të Universitetit.

“Kjo rini ka nevojë për arsim kualitativ. Ne e kemi obligim që të ofrojmë këtë dhe kush më mirë se Universiteti mund t’i prijë debatit për zhvillimin e arsimit”, theksoi ministri Bytyqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori