LAJMI I FUNDIT:

Pritjes i vjen fundi, Mercedes lanson më në fund modelin AMG Project One (Foto)

Pritjes i vjen fundi, Mercedes lanson më në fund modelin AMG Project One (Foto)

Ka filluar Frankfurt Motor Show ku, ashtu edhe ashtu siç pritej, është lansuar i shumëprituri Mercedes-AMG Project One.

Hipervetura që është punuar në bashkëpunim me Formula 1, ka katër motorë elektrikë, si dhe një motor të vogël me 1.6-litra, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, kjo nuk e ndalon që të prodhojë njëmijë kuajfuqi, 321 njësi prej të cilave ndihmojnë për lëvizjen e pjesës së përparme.

Përmes kësaj fuqie, lehtësirave aerodinamike dhe strukturës së ndërtimit, mund të arrijë shpejtësinë prej 350 kilometrave në orë.

Derisa nuk mund të krenohet me shpejtësinë që e arrin prej zero deri në 100 kilometra në orë, atë prej qëndrimit në vend e deri në 200 kilometra në orë mund ta arrijë brenda gjashtë sekondave.

Pos shpejtësisë së lartë, Project One ka shkathtësi të madhe në lëvizje dhe mund të zë edhe kthesa të ashpra, duke iu falënderuar krahut si të peshkaqenit që ka në pjesën e pasme.

Enterieri i hibridit që do të jetë rival i madh për veturat Ferrari, McLaren dhe Porsche, ka nivel të lartë luksi, është i rehatshëm dhe me mundësi të shumta teknologjike.

Por, të interesuarit për këtë veturë, edhe sikur t’i kenë 2.3 milionë euro që të paguajnë për të, nuk kanë mundësi ta blejnë sepse të gjitha 275 njësitë janë shitur. /Telegrafi/