LAJMI I FUNDIT:

Edicion special për të festuar 60 vjetorin e lansimit të Lotus Seven (Video)

Edicion special për të festuar 60 vjetorin e lansimit të Lotus Seven (Video)

Prodhuesi britanik Ceterham, ka krijuar një edicion special prej 60 veturash, për të festuar 60 vjetorin e lansimit të Lotus Seven.

Vetura për një person që është emëruar SuperSeven Sprint, ka format e njëjta me ato që dikur ishin shumë të popullarizuara, transmeton Telegrafi.

Makina me 95 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 6,9 sekonda.


Për të pasur një model të tillë, duhet paguar 39 mijë dollarë, ndërsa interesimi është i madh pasi ka shumë pak njësi në dispozicion. /Telegrafi/