LAJMI I FUNDIT:

A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?

A po zhvillohet karikimi i shpejtë me valë për veturat elektrike?

Do të ishte mirë nëse një ditë veturat elektrike do të mund të parkoheshin dhe të karikoheshin pa i futur në prizë fare.

Ndërsa karikimi me valë ekziston, energjia e madhe që kërkon një EV mund të jap ritme të ngadalta karikimi.


Por, ky mund të mos jetë realitet për një kohë të gjatë nëse demonstrimi i fundit nga Laboratori Kombëtar Oak Ridge (ORNL) shkon sipas planit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shumica e karikuesve me valë janë të aftë për shpejtësi vetëm deri në 20 kW.

Për të marrë një lidhje të duhur, një karikues me valë ka nevojë për një hendek ajri midis transmetuesit dhe marrësit për shkak të madhësisë së fushës elektromagnetike.

Tani, grupi i ORNL ka krijuar një karikues tradicional me valë që është i aftë për 120 kW fuqi.

“Teknologjia jonë arrin densitet të fuqisë tetë deri në dhjetë herë më të lartë dhe mund të rrisë gjendjen e ngarkimit të baterisë me 50 për qind në më pak se 20 minuta”, tha Omer Onar i ORNL.

Pavarësisht se ishte ende një demonstrim i hershëm i karikuesit EV me valë brenda një mjedisi laboratorik, ky test rezulton mjaft premtues. /Telegrafi/