LAJMI I FUNDIT:

Në gjykimin e Limajt përmenden Bajrush Xhemajli dhe Adem Salihaj

Në gjykimin e Limajt përmenden Bajrush Xhemajli dhe Adem Salihaj

Sadush Rysha ishte dëshmitari i radhës i ftuar në gjykimin ku tashmë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe të tjerët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rysha, i cili aktualisht është menaxher në kompaninë e ndërtimit “Eskavatori” në Ferizaj, u mor në pyetje lidhur me mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale në regjionin e Ferizajt në vitin 2008, pikërisht në kohën kur Limaj ishte ministër i Transportit.

I pyetur nga prokurori Charles Hardaway se a ka ofertuar kompania në fjalë për mirëmbajtjen verore për rajonin e Ferizajt në vitin 2008, Rysha u përgjigj me “po, me siguri që po, se të gjithë marrim pjesë”, duke shtuar se nuk i kujtohet nëse ka fituar apo jo.

Pyetja pasuese e prokurorit kishte të bënte me Bajrush Xhemajlin, i cili në atë kohë kishte qenë kryetar i Komunës së Ferizajt.


“A ka qenë ndonjëherë Bajrush Xhemajli i përfshirë me kompaninë “Eskavatori”?”, tha Hardaway, duke aluduar në atë se a i ka ndihmuar kompanisë lidhur me tenderin në fjalë.

E përgjigjja e dëshmitarit ishte: “Nuk e besoj që ka ndihmuar, as nuk kam ndonjë informacion”.

Përveç Bajrush Xhemajlit edhe një figurë tjetër politike u përmend përsëri në këtë gjykim. Bëhet fjalë Adem Salihajn, ish-kryetarin e Ferizajt dhe ish-deputetin e LDK-së. Lidhur me Salihajn, prokurori pyeti dëshmitarin se a ka pasur ndonjëherë lidhje me kompaninë “Burimi”, kompani kjo e cila po ashtu është marrë me asfaltimin e rrugëve. Dëshmitari u përgjigj se nuk ka njohuri. Ndërkaq, në seancën e kaluar kur kishte dëshmuar Beqir Deda, i cili ishte pjesë e kompanisë “Burimi”, ai kishte mohuar tërësisht atë se Adem Salihaj ka qenë në ndonjë mënyrë i ndërlidhur me këtë kompani.

Hardaway ballafaqoi dëshmitarin me disa komunikime të bëra në mes vet atij dhe Ali Aliut, ky i fundit dëshmitar në seancat e kaluara. Në këtë komunikim, Aliu e pyeste Ryshën se “a keni çu najkon në Ministri ma frik te Fatmiri”. Rysha i përgjigjej :“Jo”. Më pas, Aliu e pyeste se “a u kon Bajrush Xhemajli me dikon të jujin?”. E, përgjigjja e Ryshës ishte se “u kon dikush, ama jo diçka ku me ditë”.

Për këtë komunikim dëshmitari u pyet se a e ka dërguar ndokënd në Ministri për tenderët lidhur mirëmbajtjen verore të rrugëve rajonale të Kosovës. Ai u përgjigj: “Nuk kam qenë në pozitë për ta dërguar dikën, nuk besoj se e kanë dërgu”, duke përsëritur se nuk i kujtohet ky komunikim e nuk i kujtohet as vetë Ali Aliu.

Në seancën e nesërme do të dëshmojë Arsim Kolshi. Ndërsa, seanca e së enjtes së kaluar është shtyrë për shkak të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë gjykim, Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre. Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të, nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka. Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori