LAJMI I FUNDIT:

Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Hipertensioni e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve të trurit

Gati gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara (47%, ose 116 milionë) janë të diagnostikuar me hipertension.

Në fakt, 1 në 3 të rritur diagnostikohen me para-hipertension, gjendje ku numrat e shtypjes së gjakut janë më të lartë se normalja, por jo aq të lartë sa për t’u diagnostikuar me hipertension.


Më e keqja është se shumica e këtyre individëve që jetojnë me shtypje të lartë të gjakut nuk bëjnë ndryshme në stilin e tyre të jetesës, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e ndryshëm shëndetësorë kanë treguar se sheqeri është një nga produktet të cilin duhet ta shmangin personat me hipertension.

Pak njerëz e dinë që ky çaj ul presionin e gjakut! Pini çdo mëngjes në vend të kafesë
Lexo po ashtu Pak njerëz e dinë që ky çaj ul presionin e gjakut! Pini çdo mëngjes në vend të kafesë

Është e rëndësishme t’i reduktoni produktet të cilat përmbajnë sheqer, pasi që ato esencialisht nuk ofrojnë asgjë më shumë se kalori dhe kontribuojnë në shtimin e peshës – personat mbipeshë dhe obezë janë gjithashtu të rrezikuar të zhvillojnë shtypje të lartë të gjakut.

Ekspertët amerikanë rekomandojnë të konsumoni maksimumi 35.9 gramë sheqer në ditë për meshkujt, ndërsa femrat vetëm 25 gramë.

Sheqeri gjendet në alkool, salca të ndryshme, ëmbëlsira, pije, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori