Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e cila ka shkelur ligjin duke certifikuar kandidatët me të kaluar kriminale, respektivisht me dënime gjyqësore të formës së prerë, të cilët garojnë për asamblistë dhe Kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.
“IKD vlerëson se vendimi i KQZ-së për të certifikuar kandidatët me të kaluar kriminale në tri vitet e fundit, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë paraqet skandal, për të cilin fton Prokurorinë e Shtetit të hetojë vendimmarrjen e KQZ-së, e cila përkundër të dhënave zyrtare nga KGJK për kandidatët me të kaluar kriminale, ka bërë certifikimin e tyre apo nuk ka ndërmarr veprime konform ligjit për të pastruar listat e kandidatëve për asamblistë apo Kryetar të komunave, të cilëve në bazë të ligjit iu mohohet e drejta për të kandiduar në zgjedhjet komunale të përcaktuara me 22 tetor 2017”, thuthet në njoftimin e IKD-së.
Bazuar në të dhënat zyrtare janë mbi 7000 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar të dhëna për të kaluarën e tyre kriminale në Gjykatat Themelore të Republikës dhe janë mbi 600 kandidatë të cilët kanë aktgjykime dënuese përfundimtare ose gjenden në procedura penale.
IKD fton partitë politike që të japin shembull në drejtim të ofrimit të kandidatëve si për asamblistë si për kryetar të Komunave, të cilët nuk kanë probleme me ligjin, përfshirë edhe përballjen e tyre me procedura gjyqësore, pa i paragjykuar për fajësinë e tyre. Vetëm në këtë mënyrë partitë politike do të dërgojnë mesazh se përmes ofrimit të kandidatëve të pastër dhe ofrimit të programeve janë të interesuara dhe përkushtuara për qeverisje të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit
Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025