LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu i kundërpërgjigjet Konjufcës: LDK është paraziti e VV skizofrenia e Kosovës

Haxhiu i kundërpërgjigjet Konjufcës: LDK është paraziti e VV skizofrenia e Kosovës

Pas deklarimeve të Glauk Konjufcës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku e kualifikoi Qeverinë Haradinaj me terma mjekësor, ka ardhur edhe reagimi i parë nga PDK-ja.

Konjufca kritikon Haradinajn që nuk po merr pjesë në seancë
Lexo po ashtu Konjufca kritikon Haradinajn që nuk po merr pjesë në seancë

Deputeti Bekim Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës po ashtu me terma mjekësore.

Pstimi i plotë i Haxhiut:


“Pasi qe Glauku bëri sot një gjysmë kualifikim të partive politik me terme mjekësore, po ia përshkruaj ekzakt vlerësimin për partitë politike me terme mjekësore:

Për skenën politike të Kosovës:

– PDK është truri dhe vaksina;
– LDK është paraziti;
– LVV skizofrenia; ndërsa
– AAK me Ramush Haradinajn është sistemi lokomotor i Kosovës. B.H.” (sic), ka shkruar Haxhiu.