LAJMI I FUNDIT:

VV, Qeverisë: Mos t’ju shkojë ndërmend të sillni “temat e mëdha” – Zajednicën, Demarkacionin e Kosovën C

VV, Qeverisë: Mos t’ju shkojë ndërmend të sillni “temat e mëdha” – Zajednicën, Demarkacionin e Kosovën C

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën e formuan Qeverinë pasi morën lejen nga Beogradi”.

“QEVERI AUTOKRATËSH E KONTROLLUAR NGA VUÇIQI

Sot ata që e duan pushtetin më shumë se Kosovën, më në fund arritën ta formojnë një qeveri, pasi që erdhi “leja” nga Beogradi. Si e tillë, kjo qeveri kontrollohet nga Vuçiqi.


Ata thanë se po kërkojnë bashkëpunim me opozitën shqiptare, që të mos mbeten peng i Beogradit, por edhe kjo është rrenë. Sot kryetari i PAN, Kadri Veseli, shkeli rregulloren duke mos e votuar mocionin e opozitës. Ndërkaq PAN votoi që opozitës t’i hiqej mundësia për të diskutuar. Kjo tregon se ata nuk kanë asnjë respekt për opozitën, dhe se janë autokratë të pandreqshëm.

Në parimet programore të paraqitura, nuk parashikohet asnjë instrument financiar apo ekonomik në ndihmë të zhvillimit. Ata aty thonë se do të vazhdojnë privatizimet. Pra programi i tyre është vazhdim i dështimit neoliberal që solli krizën në Kosovë e në botë.

Ne e dimë se kjo qeveri i ka punët pisk. Por u bëjmë thirrje, as mos t’u shkojë ndërmend të sillni në Kuvend “temat e mëdha”, Zajednicën, Demarkacionin, Kosovën C me një kthim shumëpërqindësh të garantuar pēr privatin, apo privatizimet. Ne i kemi ndalur këto kur ishim pak, tani ne jemi dyfish më të fortë e qeveria dyfish më e dobët. Mos i hapni telashe të reja vendit.

Ne do të mbështesim edhe me votë, çdo politikë e propozim që i ndihmon punësimit, mirëqenies, afrimit me Shqipërinë e shqiptarët në troje e mërgatë, çdo politikë që e bën Kosovën me ushtri, që rrit demokracinë e lufton korrupsionin. Pra nëse doni bashkëpunim, vetëm ajo është rruga.

E nëse jo, shumë shpejt keni për të mbetur dy herë më të dobët se në 11 qershor” (sic.), thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori