LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje heq dorë nga mocioni

Vetëvendosje heq dorë nga mocioni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo parti tërheq mocionin e saj për votimin menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj, pasi konsideron se ky mocion tashmë ka arritur qëllimin e tij për të treguar se Qeveria PAN është e varur nga Beogradi dhe Lista Serbe.

“Mocionet votohen kur i parashtron parashtruesi dhe jo kur do Veseli dhe kur do Lista Serbe. Kur e ndërpreu seancën, u kërkua15 minuta pushim, kurse tash janë bërë dy orë e gjysmë. Kjo nuk është fer dhe paraqet shkelje e demokracisë. Mocionin e paraqita për një qëllim për të demonstruar varësinë e qeverisë së PAN-it nga Lista Serbe. Konsideroj se ky mocion e ka përmbushur qëllimin e vet”, ka thënë Konjufca duke shtuar se koalicioni PAN kah kthyer kokën kah Beogradi për të dëgjuar Marko Gjuriqin se kur do të jetë ora e mbajtjes së seancave të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/