LAJMI I FUNDIT:

Nuk mjaftojnë 11 përforcimet e bëra, Drita nuk ia del ndaj Flamurtarit

Nuk mjaftojnë 11 përforcimet e bëra, Drita nuk ia del ndaj Flamurtarit

Klubi gjilanas, Drita nuk ka arritur të shfrytëzoj terrenin vendas në ndeshjen e javës së tretë ndaj Flamurtarit, pasi pas 90 minutave skuadrat u ndan me rezultat të bardhë 0-0. 

Drita në këtë ndeshje hyri pas humbjes befasuese në udhëtim tek Besa e Pejës 2-0.

Mijëra tifozë ishin në shkallët e stadiumit për të parë Dritën në ndeshjen e parë si vendase këtë edicion.


Skuadra e rikthyer në Superligë, Flamurtari hyri në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi, për dalim nga vendasit që kishin fituar njërën nga dy ndeshjet.

Drita e nisi mirë duke dominuar në mesfushë, ndërsa rastin e parë e kishte Kastriot Rexha por që nuk goditi si duhet.

Disa minuta më vonë, Drita përsëri e rrezikshme në sulm, kur Kryeziu shërbeu bukur Ismailajn por ky i fundit dështoi të shënoj përballë portierit Ramadani.

Me rezultat të bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Bardh e kaltërtit rrezikuan edhe në pjesën e dytë, por portieri i Flamurtarit, Ramadani duke mbajtur portën e pa prekur pas goditjeve nga Kryeziu, Rexha, Shabani dhe Krasniqi.

Tre minuta para fundit të ndeshjes, Drita kishte rastin më të mirë në këtë sfidë.

Mbrojtësi i majtë, Liridon Leci goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë duke shpëtuar skuadra e Flamurtarit edhe njëherë.

Kësisoj Drita pas tri ndeshjeve ka grumbulluar katër pikë, ndërsa për Flamurtarin pika e sotme ishte e para këtë edicion në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Premier League
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Anglia shokohet nga Greqia në Wembley

Anglia shokohet nga Greqia në Wembley

Përfaqësueset
Kalo në kategori