LAJMI I FUNDIT:

Për 13 vite nëna nga Manastiri i ka mbajtur të mbyllura dy vajzat në banesë

Për 13 vite nëna nga Manastiri i ka mbajtur të mbyllura dy vajzat në banesë

Dy femra të moshës mbi 30 vjeç janë gjetur të mbyllura në banesën familjare në rrugën Dimçe Lahçanski në Manastir, njofton Tellma.

Pas vdekjes së babait në vitin 2004, nëna i ka mbyllur vajzat e saj në banesë. Nëna dhe vajzat janë në gjendje të rëndë financiare. Shpesh mbesin edhe pa bukë e ujë.


Të gjithë jetojnë pa kushte elementare të higjienës dhe pa rrymë elektrike. Fqinjët kanë kërkuar edhe ndihmë nga institucionet por ende nuk kanë ndonjë rast konkret. /Telegrafi/